E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmangia e permbytjeve Mediu Financime dhe masa te posacme

Manaxhimi i ujërave është një sfidë kombëtare, rajonale e globale. Kështu  u shpreh ministri i mjedisit, Fatmir Mediu gjatë konferencës rajonale për manaxhimin e basenit të Drinit. Ministri i Mjedisit tha se duhet të merren masa afatgjata për të shmangur përmbytjet, si ajo e dhjetorit të 2010-ës në zonën e Shkodrës. Por krahas saj duhet mbështetje e të gjithë faktorëve ndëkombëtarë, në veçanti të atyre finacues, siç është Banka Botërore.

“Kemi nevojë që të konceptojmë ndërhyrjet e emergjencës në bashkëpunim me specialistët e Bankës Botërore, Komisionit Evropian e të vendeve partnere. Jemi përballë nëj angazhimi: të dëgjojmë me vëmendje zërin e specialistëve, t’i kthejmë të gjitha mendimet teknike në projekte konkrete, të bashkëpunojmë me Bankën Botërore, Komisionin Europian, PNUD-in, me të gjitha institucionet financiare të interesuara që t’i japim një zgjidhje të drejtë manaxhimit të integruar të ujërave në basenin e Drinit dhe sidomos t’i japim një zgjidhje përfundimtare problemit që ka lumi Buna”- tha Ministri Mediu.

Në këtë aktivitet ka qënë të pranishëm ministrat e Mjedisit të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës si dhe ambasadori i BE-së, Etore Sekui. Ministrat e shteteve fqinjë, në të njëjtën linjë me homologun shqiptar kanë përcjellë mesazhin se është e nevojshme ndërhyrja në këtë basen, pasi ajo do të ndikojë dhe në zhvillimin ekonomik e social mes vendeve. Konferenca do të vazhdojë punimet dhe ditën e mërkurë, për shkëmbimin e propozimeve mes specialistëve të rajonit rreth ndërhyrjeve në basenin e Drinit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›