Policia per flamujt Duam vendim nga Keshilli Bashkiak
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka reaguar mbi kerkesen e Bashkise se Tiranes per heqjen e flamujve nga subjektet elektorale. Interesimit te medias mbi kete çeshtje, por edhe ate te plagosjes se djeshme ai iu pergjigj duke kerkuar nje vendim të këshillit bashkiak të Tiranës lidhur me zonat se ku duhen të vendosen simbolet politike, ndersa perjashtoi plagosjen e djeshme te kryeinspektorit Kaja per motive elektorale duke thene se ende po punohet per zbardhjen e ngjarjes.
“Janë dy incidente, në Dibër dhe tek zona Dajt që kanë pasur lidhje me procesin zgjedhor, edhe këto në mënyrë indirekte sepse kanë qenë konflikte të çastit. Për më të fundit po merremi në mënyrë intensive për ta zbardhur plotësisht dhe shpresoj që së shpejti do të njiheni me të vërtetën e saj. Pushteti vendor, të gjitha bashkitë, duhet të marrin vendime të këshillit dhe të vendosin në cilat zona duhet të lejohen dhe në cilat të mos lejohen. Policia është gjithmonë transparente, e hapur, për të mbështetur çdo vendim të ligjshëm” tha Burgaj.
Menjehere pas deklarates se kreut te policise reagoi dhe Bashkia e kryeqytetit. “Bashkia e Tiranës dhe çdo njësi e qeverisjes vendore nuk përcakton vendet se ku ndalohet vendosja e materialeve zgjedhore. Ndalimin e tyre e bën ligji i cili përcakton se ndalohet vendosja e çdo materiali zgjedhor propagandistik në çdo hapësirë publike për të cilat nuk është dhënë më parë leja nga organi kompetent” tha Hantin Bonati, drejtor i Drejtorise mbi Territorin Urban.
Nje dite me pare Bashkia e Tiranes ndermorri aksionin per heqjen e simboleve elktorale pas vendimit te nxjerre prej saj i cili i konsideronte flamujt dhe posterat e forcave politike si te jashtligjshme.
Julian Kasapi