E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sekuestrohet 300 kg drogë, arrestohet shqiptari

Policia italianë ka arritur të sekuestrojë rreth 300 kilogram mariuanë që vinte nga Shqipëria.

Sasia e madhe e drogës u kap në zonën e quajtur Torre dell`orso nga policia e Leçes, dhe ishte e ndarë në 15 çanta të mëdha.

Gjatë aksionit u arrestua gjithashtu edhe skafisti 33-vjeçar me shtetësi shqiptare i cili transportonte sasinë e mariuanës.

Në një operacion kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës, policia kishte arritur të identifikonte skafin rreth 5 minuta pasi ishte nisur nga brigjet shqiptare, dhe më pas gjetën momentin e përshtatshëm për të ndaluar atë.

Fillimisht skafisti kishte tentuar të ndryshonte drejtim dhe më pas të zbarkonte drogën në breg, por policia italiane ka mundur të arrestimin e tij. Ndërkohë që autoritet kanë nisur hetimet për identifikuar bashkëpuntorë të mundshëm në këtë trafik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›