Shmangu detyrimet doganore, arrestohet 39 vjecari
Dyshohet se 39 vjecari nga Tirana nëpërmjet doganes se Kakavijes, beri te mundur nepermjet mjetit te tij tip Benz Furgon me targa TR 47 14 N, kalimin pa dogane te shume mallrave. Ne hetim dhe nje doganier
GJIROKASTER-Shmangu detyrimet doganore, bie ne prangat e policisë. Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Panajot Dumi, 39 vjec, lindur dhe banues në Tiranë , në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër në vendin e quajtur Vrisera, për veprën penale të “Kontrabandës me mallrat e liçensuar”.
Dyshohet se Dumi nëpërmjet doganes se Kakavijes, diten e djeshme beri te mundur nepermjet mjetit te tij tip Benz Furgon me targa TR 47 14 N, kalimin pa dogane te mallrave si frigorifer, kondicioner, televizor, rroba dhe një sasi me copa gjysëm të gatshme për qepjen e fustaneve. Këto mallra ky shtetas i kishte blerë në Athinë, dhe po i transportonte për në Tiranë , ku i është shmangur detyrimit doganor në doganën e Kakavijes. Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Ekononiko - Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër realizuan arrestimin si dhe bllokuan mjetin së bashku me mallrat.
Gjithashtu po punohet për zbardhjen e plotë dhe po hetohet për një doganier që ka qënë në turn, që dyshohet se ka lejuar kalimin e automjetit me mallra të pazhdoganuara. Doganieri N.T po ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”.
(d.b/BalkanWeb)