Vjedhja me maska e armë, në aksin Pukë-Shkodër
Mësohet se persona të armatosur, pasi kanë marrë jo larg qytetit me dhunë në automjetin e tyre një shtetas, kanë vazhduar udhëtimin në drejtim të Shkodrës. Nen kercenimin e armes i kane marre 3 500 euro
PUKE - Rishfaqen për-sëri vjedhjet me armë e maska në aksin rrugor Pukë-Shkodër, ndërkohë që policia lokale ka mundur të identifikoj dhe arrestoj në pak orë tre personat që kryen grabitjen. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së shtunë në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kërthpulës". Mësohet se persona të armatosur, pasi kanë marrë jo larg qytetit me dhunë në automjetin e tyre një shtetas, kanë vazhduar udhëtimin në drejtim të Shkodrës. Tre të maskuarit, pasi i kanë marrë nën kërcënimin e kallashnikovit 3.500 euro që kishte me vete, e kanë qëlluar me qytën e pistoletës dhe e kanë hequr zvarrë nga automjeti në tokë. Më pas e kanë braktisur të plagosurin dhe janë larguar me shpejtësi. 40-vjeçari P.V., me celular ka lajmëruar policinë, e cila ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Duke organizuar me shpejtësi operacionin me forca e mjete, është arritur që pas 80 minutash të identifikohen dhe të arrestohen personat e maskuar që grabitën e plagosën 40-vjeçarin. Në një kohë të shkurtër bëmë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy vëllezërve, Mark e Alfred Vasia dhe kushëririn e tyre, Florian Vasia. Në cilësinë e provës sekuestruam dhe automjetin tip BMV me targa të huaja, me të cilin autorët kishin kryer grabitjen", - pohon Gjin Lesi, shefi i komisariatit të policisë Pukë. Burime ende të pakonfirmuara evidentojnë se vjedhja e 40-vjeçarit mund të lidhet me një prishje pazari mes palëve, por në hetim janë shumë pista, që nga ajo e vjedhjes ordinere, deri tek pista të tjera.
(d.b/BalkanWeb)