Shnajder apo Sançez? “Djajtë” i duan të dy!
Mançester Junajtid është i vendosur që t’i shkojë deri në fund çështjes Shnaijder, pas tentativave pa rezultat për transferimin e Luka Modriç nga Totenhami. “Djajtë” e Sër Aleks Fergusonit e shohin aktualisht Shanjderin si një pre më të lehtë, pasi ka qenë ky i fundit që ka shprehur dyzime në lidhje me të ardhmen e tij, duke lënë të nënkuptohet se mund ta mirëpresë një tranferim në një kampionat tjetër, pasi te zikaltërit prej shumë muajsh gjendja nuk është aspak e mirë. Kampioni i Anglisë po ashtu është edhe në garë për Aleksis Sançez dhe mund të ndodhë që për një shumë prej 60 milionë stërlinash t’i transferojë që të dy këta lojtarë të shumëkërkuar në treg.