Kampanjaro, nën akuzë për “vrasje me dashje”
ITALI- Mbrojtësi i Napolit Hugo Kampanjaro ka përfunduar në regjistrin e të hetuarve në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në fundjavën e kaluar, në të cilën vdiqën tre persona. Gjykata e provincës argjentinase Rio Cuarto e akuzon atë për “vrasje me dashje të shumë personave”, ndonëse do të priten edhe rezultatet e analizave për të marrë vesh përfundimisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse futbollisti ka qenë i dehur apo jo. Gjykatësi Valter Guzman ka kërkuar një garanci prej 400 mijë eurosh që Kampanjaro të qëndrojë i lirë deri në nisjen e gjykimit. Makina e Hugo Kampanjaros u përplas me një tjetër një javë më parë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave. “Duam t’i shkatërrojmë jetën dhe karrierën”, tha motra e njërës prej viktimave.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)