E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja ndaj Milanit Inter 30 milione euro per Kakane

Inter nuk e ka harruar ende tradhëtinë e Zlatan Ibrahimovic, i cili u transferua nga Barcelona te Milani dhe vazhdon të synojë hakmarrjen ndaj rivalëve të përjetshëm duke tentuar të blejë Rikardo Kaka për 30 milionë euro. Braziliani, dikur një flamur i Milanit u largua nga Italia përpara dy sezonesh për të luajtur te Reali i Madridit. Transferimi i tij u shoqërua me shumë polemika dhe pakënaqësi nga ana e tifozëve kuqezi, por aventura e futbollistit të kombëtares braziliane të skuadra madrilène nuk ishte nga më të mirat.

Mes dëmtimesh, vështirësive për t’u ambjentuar dhe raportit të ftohtë me trajnerin Mourinho, Rikardo Kaka nuk arriti të sigurojë një vend titullari te Reali I Madridit, ndërsa prej kohësh ai vazhdon të jetë në listën e emrave që mund të largohen nga skuadra spanjolle. Në fillim u përfol një rikthim i tij te Milani, por tani në skenë ka dalë Interi.

Klubi zikaltër ka ofruar 30 milionë euro për të marrë shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë të dekadës së fundit, por në të njëjtën kohë do t’i jepte një goditje të rëndë dhe kampionëve të rinj të Italisë. Oferta e Interit tundon Realin, që kërkon të fusë në tratativa mbrojtësin brazilian Maikon, I cili është synimi kryesor I Jose Mourinhos në këtë merkato të futbollit Evropian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›