Shock tek Anglia, Kapelo dorëhiqet nga kombëtarja
TIRANE-Fabio Kapelo nuk do të jetë më trajner i Anglisë. Tekniku i njohur italian ka dhënë dorëheqjen nga detyra si trajner i kombëtares angleze pas përplasjeve të forta me drejtuesit e Federatës në lidhje me çështjen “Xhon Terri”.
Një takim me presidentin Devid Bernshtajn dhe sekretarin e përgjithshëm Aleks Horn në stadiumin “Uembli”, ka çuar në prishjen konsensuale të kontratës me Don Fabios dhe Federatës Angleze. Një gjë e tillë ishte e pritshme, duke njohur karakterin e italianit dhe idenë e tij që askush të mos ndërhyjë në punët e brendshme të skuadrës. Heqja e shiritit të kapitenit Xhon Territ, pasi ky i fundit akuzohej për komente raciste ndaj Anton Ferdinand, nuk u prit aspak mirë nga Kapelo, që u shpreh haptazi se është kundër një vendimi të tillë disiplinor, pa përfunduar më parë hetimi. Pas takimit në Uembli, presidenti Devid Bernshtajn ka konfirmuar largimin e trajnerit të famshëm italian.
“Kapelo është sjellë gjithnjë si profesionist dhe Federata Angleze i uron suksese në të ardhmen. Vendimi u mor në mënyrë konsensuale”, tha ai. Fabio Kapelo e mori drejtimin e Anglisë në vitin 2008, në një prej periudhave më të errta, pasi kombëtarja e këtij vendi nuk u kualifikua dot për në Europian. Ai i dha menjëherë identitet ekipit dhe u bë një figurë shumë e respektuar në Angli, por dështimi në Botërorin e vitit 2010 krijoi krisjet e para, ndonëse ky dështim u duk se erdhi për shkak të lodhjes së tmerrshme të lojtarëve dhe një gabimi të arbitrit në ndeshjen me Gjermaninë.
(d.b/BalkanWeb)