Moti i keq, Nishani në Pukë: Angazhim të mbështesim qytetarët
PUKË-Ministri i Brendshmëm, Bujar Nishani udhëtoi sot drejt Pukës, rajon i cili gjendet në situatën më të vështirë në qarkun verior të Shkodrës. Nishani garantoi se, qeveria shqiptare është shumë e angazhuar për t’i dhënë mbështetjen e duhur qytetarëve.
“Në këtë situatë të rënduar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave, shteti është në këmbë, qeveria dhe institucionet e saj janë të orientuara në shërbim të qytetarëve, në shërbim të komunitetit, në mënyrë të tillë që pavarësisht situatave kaq të vështira që mund të na sjellë moti, ne jemi për t’u shërbyer qytetarëve, infrastruktura, logjistika e shtetit është dhe duhet të vihet në shërbim të qytetarëve”, tha ministri Nishani, në takimin e organizuar në mjediset e bashkisë së qytetit të Pukës, me strukturat e komisionit të emergjencave civile.
Nishani shtoi se, “përgjegjësia jonë është që të organizohemi dhe të menaxhojmë të gjitha resurset që kemi. Resurset njerëzore, resurset ekonomike, resurset financiare, për t’i vënë në shërbim të qytetarit, të çdo familjeje, çdo individi, çdo komuniteti, pavarësisht vështirësisë që ai mund të ndeshet në raport me motin dhe me fenomenet natyrore”.
D
uke theksuar se një ditë më parë është ngritur Komiteti Ndërministror i përballimit të situatave të motit, i cili ka miratuar një plan veprimi të detajuar ku orientohen përgjegjësi, detyra, angazhime për çdo institucion të shtetit, Nishani nënvizoi se, kanë filluar funksionimin edhe komitetet rajonale të emergjencave civile të drejtuar nga prefektët me përbërje të përfaqësuesve të të gjithë institucioneve.
“Kjo është një sfidë për të gjithë ne, dhe ne do ta përballojmë të gjithë së bashku”, shtoi Nishani, duke nënvizuar se është shumë i rëndësishëm dhe esencial bashkëpunimi i të gjithë institucioneve të qeverisë qëndrore së ekzekutivit me drejtuesit dhe administratën e pushtetit lokal, komunat, bashkitë, këshillat e komunave, qarqet, këshillat e qarqeve, në mënyrë të tillë që e gjithë infrastruktura shtetërore që përfshihet në këto institucione të vihet në shërbim të qytetarit.
Nishani nënvizoi kujdesin që duhet treguar për jetën e qytetarëve dhe familjeve të tyre, si një element shumë i rëndësishëm, duke theksuar se për këtë qëllim Ministria e Shëndetësisë ka marrë detyra të drejpërdrejta dhe konkrete, për të mbajtur në informacion të vazhdueshëm nëpërmjet shtabeve lokale dhe rajonale të emergjencave civile ku duhet të ekzistojë një zinxhir i mirëfilltë komunikimi.
Ministri Nishani theksoi se edhe Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar Shtabin e Përgjithëshëm të Forcave të Armatosura, duke vënë në dispozicion, së pari disa borëpastruese me funksione shumë të rëndësishme, të cilat do të mbajnë të hapura dhe komunikim akset nacionale dhe ato kryesore.
Po kështu, me mjete të ndryshme për transportin, qëndra dhe regjimenti i Helikopterëve në Farkë është në gatishmëri për të bërë të mundur ndërhyrjen për të dërguar ushqimore në ato fshatra, familje dhe individë, në të cilët situata bëhët kritike dhe duhet ndërhyrë menjëherë.
Në gatishmëri, sipas ministrit Nishani është edhe policia e shtetit, duke filluar së pari me garantimin e akseve rrugore për qarkullimin. Në dispozicion të kësaj situate janë vënë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të ndëhyrrë në çdo rast nevoje të qytetarëve.
Ndërkohë, një ekip i veçantë special RENEA, është i stacionuar në qytetin e Shkodrës, së bashku me mjetet e fluturimit nga ajri për të bërë të mundur evakuimin e individëve që mund të paraqesin probleme, së bashku me flotën ajore që ka në dispozicion Ministria e Shëndetësisë.
Ministri Nishani shtoi gjithashtu se janë përgatitur edhe materialet e ndihmës nga Revervat e Shtetit, të cilat do të shpërndahen në bashkëpunim me qeverisjen vendore.
Nishani, nënvizoi edhe problemin e furnizimit me energji elektrike, ku sipas tij, CEZ-it i është kërkuar një angazhim maksimal në këtë periudhë të vështirë atmosferike për të shtuar edhe dozat e furnizimit të tyre për qytetarët.
Ministri vuri në dukje edhe problemin e shkollave duke thënë se është një prioritet i shtabeve rajonale për të vëzhguar dhe siguruar kushtet në shkollat e prefekturave dhe zonave malore.
Nishani u shpreh i bindur se falë bashkëpunimit mes të gjithë faktorëve, kjo situatë e vështirë do të arrihet të kalohet me sukses duke normalizuar jeten e qytetarëve në zonat e përfshira nga dëborë dhe ngricat e kësaj periudhe.
(d.b/BalkanWeb)