Schengen, një raport kritik pret shpresat e Bullgarisë dhe Rumanisë
BRUKSEL- Shpresave të Rumanisë dhe të Bullgarisë për t'u anëtarësuar shpejt në hapësirën Schengen në Evropë iu pre hovi nga publikimi i një raporti kritik nga Komisioni Evropian në mungesë të masave të efektshme për të luftuar korrupsionin në Bullgari.
Anëtarësimet në zonën Schengen të Bukureshtit dhe të Sofjes nuk mund të ndahen dhe çdo problem që haset nga njëri sanksionon tjetrin.
Rumania dhe Bullgaria përplasen me opozitën e Holandës, që kërkon progres efektiv në luftën kundër korrupsionit dhe demostrimit nga të dy vendet për të siguruar aftësinë e tyre për të kontrolluar kufijtë e tyre me vendet e treta.
Ministri holandez për Çështjet Evropiane, Ben Knappen, urdhëroi dy kandidatët për të marrë masat e kërkuara.
"Holanda pret dy raporte pozitive radhazi, ku të tregohet progresi i konsiderueshëm dhe i pakthyeshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", theksoi ai.
"Do të shohim në muajin korrik, me raportin vjetor të Komisionit, nëse është kështu", shtoi ai.
Raportet e kryera nga Komisioni do të vlerësojnë progresin për reformën gjyqësore dhe për luftë kundër korrupsionit.
(d.b/BalkanWeb)