Shoferë, nëse bëni këto shkelje, gjobiteni!

Më poshtë po paraqesim udhëzimin e nxjerrë, e cila iu shërben edhe shoferëve për të mos kryer shkelje të këtyre rregullave.
I. Evidentimi në mungesë i kundërvajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor
1. Evidentimi në mungesë i kundërvajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor nga
ana e shërbimeve të policisë rrugore të Policisë së Shtetit, të bëhet në këto raste:
a) pamundësia për të arritur një mjet, që lëviz me shpejtësi shumë të madhe;
b) kalim i një kryqëzimi me semafor, kur është ndezur drita e kuqe;
c) parakalim në kthesë;
d) zbulimi i një shkeljeje nga një funksionar ose një agjent, në bordin e një mjeti për transport publik;
e) zbulimi i shkeljes, me anë të mjeteve me pajisje të përshtatshme, që bëjnë të mundur përcaktimin e kundërvajtjes, më pas ose pasi mjeti objekt është larguar nga vendi i kontrollit;
f) zbulimi i shkeljes në mungesë të shkelësit dhe të pronarit të mjetit.
2. Punonjësi i shërbimit të patrullës së përgjithshme me atributet e agjentit verifikues, evidenton në mungesë kundërvajtjet administrative në fushën e qarkullimit rrugor vetëm në rastet e konstatimit të shkeljeve në mungesë të drejtuesit të mjetit, të parashikuara në nenet 155 dhe 156 të Kodit Rrugor, respektivisht:
- Ndalim qëndrimi dhe pushimi i mjeteve, parashikuar nga (neni 155, neni 156) i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
3. Punonjësit e shërbimit të patrullës së përgjithshme, në të gjitha rastet e shkeljeve të parashikuara në nenin 157 të Kodit Rrugor, që kanë të bëjnë me heqjen dhe bllokimin e mjeteve, të njoftojnë shërbimet e policisë rrugore për ushtrimin e kompetencave në bazë të Kodit Rrugor.
4. Në rastet e konstatimit të shkeljeve të normave të qarkullimit në mungesë të drejtuesit të mjetit, punonjësi i policisë vepron si më poshtë:
a) njofton menjëherë sallën e drejtimit, koordinimit të emergjencave sipas juridiksionit territorial, duke i raportuar këto të dhëna: tipin, targën e mjetit, vendndodhjen, shkeljen e konstatuar, duke specifikuar sinjalistikën rrugore ekzistuese, numrin e serisë së procesverbalit të konstatimit që do të plotësojë;
b) plotëson procesverbalin e konstatimit dhe një kopje e vendos në xhamin e mjetit.
5. Punonjësi i shërbimit të sallës së drejtimit, koordinimit të emergjencave të juridiksionit territorial dhe punonjësi i shërbimit të sallës së drejtimit, koordinimit të emergjencave të Njësisë së Policisë Rrugore Tiranë, në rastet kur marrin njoftim për konstatimet e shkeljeve të normave të qarkullimit rrugor në mungesë, vepron si më poshtë:
a) plotëson menjëherë të dhënat e marra në regjistrin model 1, bashkëlidhur dhe pjesë integrale të këtij udhëzimi. Regjistri duhet të plotësohet në mënyrë kronologjike për çdo rast të raportuar. Mosplotësimi në kohë dhe saktë i regjistrit përbën shkelje të rendë disiplinore dhe ndaj personave përgjegjës të fillojë ecuria disiplinore në bazë të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit;
b) të njoftojë eprorin e drejtpërdrejtë të punonjësit të policisë që njofton shkeljen e konstatuar.
6. Punonjësi i policisë në përfundim të shërbimit i raporton dhe i dorëzon eprorit të drejtpërdrejtë ose atij të caktuar në këtë detyrë, origjinalin dhe kopjen e tretë të procesverbalit të konstatimit të shkeljes në mungesë për verifikim dhe evidentim të mëtejshëm.
7. Eprori i drejtpërdrejtë ose ai i caktuar në këtë detyrë, bën kontrollin e saktësisë së plotësimit të procesverbalit dhe evidentimit të bërë në sallën e drejtimit, koordinimit të emergjencave.
Eprori i drejtpërdrejtë ose ai i caktuar në këtë detyrë është autoriteti i vetëm dhe përgjegjës për dorëzimin e dokumentuar respektivisht në financë dhe sektorin operacional, të procesverbaleve të konstatimit të shkeljeve në mungesë të drejtuesit të mjetit.
Dorëzimi sa më sipër nga eprori i drejtpërdrejtë ose ai i caktuar në këtë detyrë, i procesverbaleve të konstatimit të shkeljeve në mungesë të drejtuesit të mjetit, duhet të bëhet sa më shpejt, por në asnjë rast, jo më vonë se 14 orë nga koha e pranimit për kontroll.
Plotësimi me mangësi i procesverbalit të konstatimit të shkeljes në mungesë, apo mosdorëzimi sipas afateve të përcaktuara, përbën shkelje të rëndë disiplinore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me akt të veçantë të përcaktojë procedurat që do të ndiqen në raste të tilla.
II. Njoftimi i kundërvajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor të konstatuara në mungesë.
1. Njoftimi i kundërvajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor të konstatuara në mungesë të bëhet si më poshtë:
a) nëpërmjet punonjësve të Policisë së Shtetit;
b) nëpërmjet shërbimit postar mbi bazën e aktmarrëveshjes së përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Postës Shqiptare;
c) njoftimi konsiderohet i kryer me korrektësi kur konfirmohet se është bërë në adresën e dhënë për rezidencën ose vendbanimin e kundërvajtësit ose pronarit të mjetit;
d) dërgimi i njoftimit zyrtar dhe saktësia e adresës për njoftimin, bëhet nga struktura përkatëse policore ku është efektiv punonjësi i policisë që ka plotësuar procesverbalin e konstatimit të shkeljes në mungesë, jo më vonë se 24 orë, nga koha e plotësimit të procesverbalit. Kur llogaritja e këtij afati qëllon në një ditë kur administrata është e mbyllur apo funksionon me orare të reduktuara, afati shtyhet për ditën pasardhëse të punës;
e) dokumenti i konfirmimit të njoftimit si më sipër, i administruar zyrtarisht nga struktura përkatëse policore, është pjesë përbërëse e procesverbalit të konstatimit të shkeljes në mungesë, për efekte të hedhjes në sistem dhe llogaritjes së afateve të shlyerjes së detyrimeve nga kundërvajtësi;
f) për çdo rast, kur njoftimi nuk është kryer brenda afatit prej 30 ditësh kalendarike nga konstatimi i shkeljes e për pasojë pagesa e gjobës së vendosur, nuk mund të kërkohet për arkëtim, të bëhet analizë e veçantë për përgjegjësit e masat përkatëse.

III. Me këtë udhëzim të njihen të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit, institucioni i prefektit dhe kryetarët e bashkive që kanë kompetenca në ketë drejtim për zbatimin e Kodit Rrugor.
IV. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat vendore të Policisë së Shtetit, për zbatimin e këtij udhëzimi.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
/Start/
2012-07-25 14:46