E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti per pronen dy te vrare tek Shkembi i Kavajes

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, pranë kompleksit Mak Albania për shkaqe ende të paqarta, por që paraprakisht sipas policisëdyshohet se motiv kryesor është një konflikt midis njërit prej viktimave dhe autorit, i cili është arrestuar vetëm 30 minuta pas ngjarjes. Sipas policisë ai quhet Ardian Traga dhe ka patur konflikt me Sulejman Shehun, i cili mbeti i vrarë bashkë me rojen e tij Durim Pashallari, kurse të plagosurit janë Blegia Shehu dhe Erjon Shehu, pjesëtarë të familjes të njërit prej viktimave.

Të shtënat e armëve të zjarrit kanë krijuar panik te pushuesit aty pranë, të cilët menjëherë kanë lajmëruar forcat e policisë në Golem, e cila edhe ka mbërritur e para në vendin e ngjarjes.

Policia po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa janë marrë në cilësinë e dëshmitarit për ngjarje shumë persona, të cilët ndodheshin aty në kohën kur Traga vrau dy personat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›