Shkarkohen dy kryetarë komunash

Propozimi për shkarkimin nga detyra të kryetari të komunës Rrethina, Kleves Muja është bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, bazuar në dokumentacionin e Policisë së Shtetit për pjesëmarrje të tij në grupe të organizuara kriminale të drogës në Itali dhe kërkesës që pala shqiptare ka marrë për ekstradimin e tij nga autoritetet e drejtësisë së këtij shteti.
Propozimi për shkarkimin e kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici është bërë gjithashtu nga ministri i Brendshëm, bazuar në raportin e Kontrollit të lartë të Shtetit, në të cilin janë evidentuar shkelje të rënda të ligjit në veprimtarinë e tij si kryetar komune. /Start/
2012-07-25 15:03