Forcohen kriteret për mbrojtjen e doktoraturës

Kryeministri Sali Berisha e solli këtë çështje, në mbledhjen e qeverisë, si një problem serioz që kërkon vëmendje, veçanërisht theksimi i dimensionit ndërkombëtar dhe kontrollit rigoroz për to.
Duke e konsideruar dimension ndërkombëtar të domosdoshëm për të ecur nga sasia në cilësi, Kryeministri tha se doktoratat nuk duhet të shihen si “letra indulgjence”.
“Kushdo që do të mbrojë doktoratën është i mirëpritur dhe ne do të gjejmë edhe stimuj për këtë, por duhet ta mbrojë në prani të stafit kombëtar e ndërkombëtar. Po vazhduam kështu mund të ndodhë që një ditë të gjejmë më shumë doktorë shkencash, sesa të graduar me diplomë universitetesh,” u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, në vlerësimin e Kryeministrit, rishqyrtim kërkon edhe kriteri i përqindjes së impaktit të punimeve shkencore në mbrojtjen e doktoraturës, duke e rritur në mënyrë thelbësore këtë përqindje. Për të rritur mbështetjen ndaj atyre që doktorohen në një kategori të përcaktuar universitetesh, Kryeministri informoi se punësimi i tyre do të jetë i detyruar, duke i ftuar të konkurrojnë edhe me pozicionet drejtuese në administratën shtetërore.
Në fjalën e tij, Kryeministri tërhoqi vëmendjen për konstatimin e rasteve të abuzimit në rekrutimin e stafit akademik, duke kërkuar nga ministri i Arsimit adresimin e këtij problemi. “Jam çuditur kur kam konstatuar – u shpreh Kryeministri - se ka degë që mbajnë 280 pedagogë të jashtëm, kundrejt 30 pedagogëve të brendshëm. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe jo qëllimmirë. Është si ta shpërndash përgjegjësinë e të ruash karrigen, sepse kur plotësohen stafet ka konkurrencë e kritere të brendshme”. /Start/
2012-07-25 15:05