E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS po zvarrit procesin zgjedhor me qëllim

TIRANE-Përfaqësuesi i PD në Kolegjin Zgjedhor, Oert Bylykbashi akuzoi PS se po zvarrit në mënyrë të qëllimshme procesin zgjedhor duke përdorur taktika proceduriale.
“Jemi përballë asgjë më shumë se një taktike zvarritëse të Partisë Socialiste. Boll të numërojmë numrin e kërkesave ankimore që ka paraqitur PS, kjo është e paprecedent nuk ka ndodhur asnjëherë, por është në zgjedhje të tyre që të ndjekim këtë taktikë të tyre. Qëndrimi jonë është që procesi të përfundojë sa më parë se qytetarët e Tiranës të kenë një fitues, dhe në fakt Tirana sot e ka një fitues”.

Jashte dyerve te Kolegjit Zgjedhor, ne nje prononcim per mediat, Bylykbashi theksoi se PS sot me kërkesën e saj për tërheqje kreu gjithashtu dhe sulm ndaj Kolegjit Zgjedhor.
“Taktika e PS është që në mënyrë të qëllimshme ta zvarrisë sa më shumë që ti ulë vlerën këtij procesi, por është e pamundur se vota është po ajo. Megjithatë sot jemi para një kërkese që ka një vecanti, në mënyrë të qartë, sulmoi Kolegjin u tha se nuk kemi besim tek ju, se kështu përkthehet kjo kërklesë e PS, dmth ata thonë, ne e tërheqim këtë kërkesë padi se kërkojmë një shans më të mirë”.

Përfaqësuesi i PD vuri në dukje se PS tashmë e ka bërë rrugë zvarritjen e procesit zgjedhor pavarësisht dëshirës së mirë të PD për ti dhënë fund kësaj cështje.
“Ne sot ishim para mundësisë ta shqyrtonim me themel kërkesën për pavlefshmëri, por ata përdorën trukun procedurial. Numëroni rastet kur PS është tërhequr nga procesi gjatë këtij procesi dhe do shihni që ata në mënyrë të qëllimshme duan të zvarritsin procesin zgjedhor që të arrijë atje ku ata duan të arrijnë. Por Kodi Zgjedhor nuk lejon të tilla taktika”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›