PS, Gjiknuri: Ja pse hoqëm dorë nga njëra padi
TIRANE-Deputeti i PS, Damian Gjiknuri shpjegoi sot arsyet pse u hoq dorë nga njëra padi penale. Gjiknuri theksoi se sot në Kolegj do të veprohej në një mënyrë poceduriale të ulët, ndaj PS mori masa paraprake.
“Ne hoqëm dorë pasi pamë një tentativë të PD për të bashkuar bashkë, dy cështje që nuk mund të bashkoheshin. Ju sic e dini, sic e keni marrë vesh publikisht ne kemi dorëzuar dhe një kërkesë padi tjetër që ka qënë detyrim i KQZ për të shqyrtuar kërkesën tonë për pavlefshmëri dhe që KQZ në mënyrë arbitrare nuk e mori në shqyrtim këtë, pamë një lloj tentative proceduriale duhet thënë nga ana e PD, për ti bashkuar këto cështje, për ta futur gjykimin në shtigje tepër të rrezikshme për përfundimin e procesin zgjedhor”.
Më tej Gjiknuri shpjegoi se lufta për zgjdhjet ende nuk ka mbaruar.
“Kështu që nga kjo pikëpamje për të sqaruar publikun, themi se cështja nuk ka përfunduar, ka akoma një padi të PS dhe presim që Gjykata të marrë një vendim të drejtë për të në mënyrë që thelbi i kërkesës sonë për pavlefshmëri të jetë thelbi i gjykimit.
Padia tjetër ka të bëjë me detyrimin që duhet ti bënte Kolegji, KQZ që të shqyrtonte kërkesën tonë për pavlefshmëri të zgjedhjeve. Ndaj KQZ zgjodhi një taktikë shumë të ulët kur në vendim nuk caktoi rrugën e ankimit dhe e la atë në mënyrë krejt evazive. Dhe e rrëzojnë atë kërkesë në vinim prapë në Kolegjin Zgjedhor, ndaj ne ndoqëm këtë rrugë, hoqëm dorë nga ajo padi për ti hapur rrugë thelbit të kërkesës sonë, pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Tiranën”.
(d.b/BalkanWeb)