Tentative parakalimi, perplasen dy makina
Elbasan - Nje person eshte plagosur rende si pasoje e nje aksidenti te ndodhur ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, ne afersi te fshatit Paulesh. Sipas policise automjeti tip "Benz" me targa PE 22 35 A i drejtuar nga shtetasi Jani Tafa, 33 vjec eshte perplasur dje me mjetin tip "Benz" me targa te huaja MO918776 i drejtuar nga shtetasit Fation Qefalia 22 vjec. Si pasoje e ketij aksidenti eshte plagosur 22 vjecari Qefalia, i cili ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore. Nga te dhenat e para hetimore mesohet se shkak i ketij aksidenti, ka qene shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor, si dhe mos respektim i distances mes automjeteve, e cila ka cuar edhe ne perplasjen e tyre. Sipas burimeve mesohet se Tafa ka tentuar te parakaloje Qefaline, duke u perplasur me te. Materialet hetimore i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Elbasanit, e cila eshte duke hetuar per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje. Ne ngarkim te Tafes eshte ngritur akuza e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor".
F. S
F. S