E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi i ambasades ne trafik kokaine

MILANO - Ambasada e Shqiperise ne Rome perfshihet ne aferat e trafikut te dyshuar te kokaines, per shkak te kapjes se nje punonjesi me nje kilogram nga droga e forte qe ne tregun e zi arrin vleren 100 mije euro. Arsen Selmanllari, 33 vjec, me detyre shofer i ambasades shqiptare ne Rome eshte kapur nen shoqerine e nje femre ne nje pjese te autostrades se Milanos (Lambrate), ne oret e para te dites se djeshme. Selmanllari drejtonte nje makine me targa diplomatike qe i perket ambasades shqiptare ne Rome, shoqeruar nga vajza, emri i te ciles nuk u be i ditur. Zbulimi ishte i rastesishem sepse mesa duket, te riut qe punonte ne trupen diplomatike, nuk ia kishte prere mendja se makina qe drejtonte, do t'i nenshtrohej kontrollit, ndaj drogen e kishte lene shkujdesshim ne bagazh.

Sipas ligjeve nderkombetare qe aplikohen dhe ne Itali, mjetet e perfaqesive te huaja gezojne imunitet diplomatik dhe se bashku me drejtuesit dhe pjesetaret e tjere te tyre, nuk mund t'i nenshtrohen kontrolleve. Por dje mesa duket eshte bere nje "perjashtim", sepse Grupi i Investigimit te Krimit te Organizuar, GOA, pasi hasi ne nervozizmin e ciftit, nuk ngurroi te kontrolloje makinen. Menjehere pas informimit te Ministrise se Jashtme dhe selise diplomatike, eshte hapur rruga per hetimet dhe ndalimin e 33 vjecarit.

Gjithcka ka nisur mengjesin e dites se djeshme, kur nje patrulle e karabiniereve hasi ne autostraden e Milanos, nje mjet te ndaluar, brenda te cilit gjendej nje cift. Ndersa kane kerkuar te ushtronin kontroll ne mjet, 33-vjecari Arsen Selmanllari, me dokumente te rregulla qendrimi ne Itali, u tha policeve se kishte imunitet dhe ishte shofer i ambasades shqiptare ne Rome. Duke pare nervozizmin e shoferit, policet kane ushtruar kontroll dhe ne pak caste, zbuluan ne portobagazh, nje kilogram kokaine te paketuar ne dy ambalazhe natribani. Policia tha se droga nuk ishte fshehur dhe kjo per faktin se mjeti i perkiste nje trupi diplomatik dhe nuk mund te kontrollohej. Agjentet e policise, kane informuar Ministrine e Jashtme te Italise dhe ambasaden shqiptare ne Rome dhe pas kesaj, kane konfirmuar se me te vertete i riu Arsen Selmanllari bente pjese ne trupi diplomatik te akredituar ne Rome dhe per kete ishte i mbuluar nga imunitet diplomatik.

Ambasadori shqiptar ne Rome, Llesh Kola, ka pranuar heqjen e imunitetit per shoferin ne varesi te tij, i cili akuzohet per perfshirje ne trafikun e droges se forte. "Ambasadori i Shqiperise ne Rome, dergoi nje faks tek autoritetet e GOA-s, ku konfirmoi pranimin per heqjen e imunitetit diplomatik per Selmanllarin", thane zyrtare te policise italiane dje pas aksionit. Shoferi u arrestua menjehere pasi u aprovua heqja e imunitetit nga ambasada shqiptare. Ky veprim i hapi rrugen hetimit te ndermarre nga GOA", u shprehen drejtues te policise se Milanos. Dy te rinjte jane izoluar ne qeli, ndersa prokuroria e Milanos ka miratuar urdher arrestin per trafik droge. Prokurori i Drejtorise rajonale te Antimafias, Marcello Musso, deklaroi se mbi dy te dyshuarit eshte ngritur paraprakisht akuza e trafikut te lendeve te forta narkotike.

Ministria e Puneve te Jashtme kallezon penalisht shoferin e ambasades ne Rome. Menjehere pas lajmit se ne Milano ishte ndaluar shoferi i selise diplomatike ne Itali, oret e pasdites ministria ka reaguar duke deklaruar se 33-vjecari Arsen Selmanllari duhet te trajtohet pa imunitet dhe se po i pergatiste nje kallezim.

Fundvitin e kaluar Prokuroria e Buones Aires ne Argjentine deklaroi nisjen e hetimeve per 40 ambasada te huaja te akredituara ne kete vend, mes te cileve edhe ajo shqiptare. Shkak ishte evazioni fiskal me blerjen e automjeteve.

Por nuk ka pasur vetem kallezim penal ndaj Selmanllarit. Ministria e Jashtme e ka pushuar 33-vjecarin nga puna. "Menjehere eshte pushuar nga puna dhe i eshte komunikuar formalisht pales italiane pushimi dhe heqja e cdo privilegji diplomatik personit", deklaroi Ministria e Jashtme ne nje reagim zyrtar. Arsen Selmanllari u arrestua mengjesin e djeshem ne autostraden e qytetit te Milanos, ndersa kishte ndaluar makinen anash rruges dhe gjendej nen shoqerine e nje vajze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›