E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tregtimi i gazit, jashte standartit"

Korce- Shperthimi i bobolave ne nje dyqan mengjesin e djeshem ne qytetin e Korces jo vetem qe ka vene ne panik banoret, por ka sjelle edhe nje mbledhje urgjente ne prefekture. Tregtimi i lendeve te rrezikshme per jeten ne ambiente publike mesohet se ka qene qellimi i ketij takimi te ndermarre nga prefektja e Korces, Elfrida Zefi. Ajo ka vene ne levizje Shtabin e Emergjences. Jo vetem kaq, por sapo eshte njoftuar per ngjarjen, zyrtarja e larte eshte gjendur ne terren per te kontrolluar situaten. Duke pare nga afer gjendjen, prefektja Zefi nuk nguroi te pohonte se pikat e shitjes se gazit te lengshem nuk i zbatojne kerkesat per kushte dhe standarte tregtimi te bombolave te gazit.

"Duhet nje reagim me i forte nga ana e institucioneve vendore per kontrollin e dokumentacionit te aktivitetit dhe licencimin e ketyre pikave te shitjes se gazit te lengshem ne qytet", u shpreh prefektja. Ajo e vleresoi si te veshtire gjendjen e krijuar nga shperthimi i bombolave te gazit dhe shtoi se tregtimi vazhdon te kryhet jashte standardit dhe kritereve te percaktuara me ligj per sigurine teknike, cilesise se bombolave dhe vendndodhjes ku ato tregtohen. "Cilesia e gazit ka qene e dobet dhe depozitimi ne nje sasi me te madhe se standartet e lejuara kur eshte tejkaluar ne kete rast volumi prej 75 litrash duke pare edhe vendndodhjen afer qendrave te banuara, ka cuar ne nje situate te tille", u shpreh me tej Zefi.

Sipas saj, nga institucioni qe drejton jane kryer here pas here kontrolle ne pikat e tregtimit te gazit te lengshem, duke vendosur edhe bllokime te aktivitetit te ketyre pikave. "Megjithate situata duhet ndjekur ne vazhdimesi dhe me masa me te rrepta, ndryshe pasojat mund te jene te renda", shpjegoi Zefi. Ajo tha se jane urdheruar specialistet e inspektoratit te kontrollit qe te inspektojne te gjitha zonat dhe verifikojne kushtet e sigurise ne pikat e tregtimit. Ngjarja e djeshme ka vene ne rrezik jetet e njerezve prane qendrave te banuara, ndaj eshte kerkuar marrja e menjehershme e masave.

Tirane, bombola dogji fast-foodin

Fundjava ne Tirane shenoi nje tjeter ngjarje te rrezikshme ku shperthimi i nje bombole shkrumboi nje fast-food ne zonen e ish-Bllokut, po per fat te mire pa pasoja ne njerez. Nje defekt ne bobolen e gazit ka sjelle ndezjen e furres qe piqte fast-food-et dhe me pas ambienti eshte perfshire ne flake. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:40 te se shtunes, ndersa klientet jane evakuuar ne kohe, pa u demtuar, kurse zjarrfikesit mundesuan brenda pak minutash shuarjen e flakeve qe rrezikuan edhe disa dyqane qe ndodheshin afer fast-food-it, prane Librit Universitar.

Pikat e tregtimit te gazit ne qytet, qe numerohen te jene mbi 50, nuk respektojne kushtet e sigurise teknike dhe jane nje rrezik potencial per jetet e banoreve. Kete rezultat kane nxjerre gjate kontrolleve te para qe kane kryer inspektoret e prefektures, por nuk jane marre masat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›