E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shokët e grekëve” në Evropë po luftojnë për greqizimin e BE-së

24-02-2012 / Nga Michael Martens (Frankfurter Algemeine Zeitung

Kohët e fundit, Svoboda ka qenë disa herë në rrobën e “shokut të armëve” të “shokëve të Athinës”. Hanes Svoboda, eurodeputeti austriak për më shumë se 15 vjet, është anëtar i "Aleancës Progresive të Socialistëve" në Parlamentin Europian. Ai duket sikur ka në dorë formulën se çfarë është e drejtë, në fakt, lidhur me krizën greke. Në një intervistë me gazetarët e Athinës, ai deklaroi: "Mënyra se si po bëhen gjërat prej Brukselit, FMN-së dhe veçanërisht prej Gjermanisë, është e papranueshme. Ata po veprojnë si një diktaturë nga jashtë. Ata nuk po veprojnë si dikush që dëshiron të ndihmojë, por si dikush që dëshiron të diktojë kushtet. Në vend të zbatojnë masat e kursimit të diktuara nga të huajt, çka ka rezultuar në dështim, ajo që i nevojitet Greqisë është një marrëveshje mes partnerëve socialë”, thotë Svoboda.
Një ide e shkëlqyer, e zbuluar thellë tek demokracia greke! Si një ekonomi tregu e suksesshme që nga viti 1974, Greqia fitoi famë prej partneritetit të saj kolektiv. Thelbi i vërejtjeve të Svoboda-s konsiston në silogjizmin se Evropa është pak Holandë, pak Finlandë, pak Gjermani a Austri, por nga nevojat dhe pamundësitë, është gjithmonë e më shumë Greqi. Gjermanët kanë dalluar se po u afron një dështim i ngadalshëm, vlerëson Svoboda. “Shumë gjermanë ndihen të turpëruar nga mënyra se si Gjermania po vepron në Evropë dhe sidomos me Greqinë". Të njëjtin mendim ndan edhe lideri i lëvizjes nacionaliste “Laos”, Jorgos Karatzaferis. “Greqia dëshiron të qëndrojë në zonën e euros, por pa "çizmet gjermane" në qafë. Sot nuk ka BE, por dominim gjerman", u ankua një regresive demokrat ortodoks.
Në fillim, as tregjet nuk duhet të fajësoheshin/Dështimet e ruajtjes së kursimeve të Greqisë, aktualisht janë kthyer në modë. Në fillim të rënies në humnerë, si fajtore për krizën ekonomike u fajësuan tregjet. Sipas mendësisë së shkak-pasojës, ende ishin "tregjet" fajtoret, sepse ato e kishin zhvatur Greqinë me lakminë e tyre për të përfituar nga obligacionet qeveritare. Më pas, u vu re se pas “tregjeve” fshiheshin funksionarët e fondeve të pensioneve, që kanë marrë shumë fonde nga shteti i Greqisë, e që më pas u bënë viktima të lakmisë së tyre. Sigurisht janë bërë gabime. "Fleksibiliteti" i nevojshëm i tregut të punës nuk ua njeh punëtorëve të sektorit privat mbrojtjen ligjore, ata shpesh nuk kanë të drejta. Në praktikë, fleksibiliteti i përgjithshëm është në dëm të tyre. Po kush ka të drejtë të dalë sot dhe të padisë kompaninë e tij, se ka shkelur normat e kontributeve të sigurimeve shoqërore? Askush!
Vetëm paratë ishin të vërteta/Politikanët grekë, që nga viti 2010, ndërmorën reforma për të shëruar shtetin nga kriza ekonomike, dhe trojka bëri sikur u besonte atyre. Vetëm paratë ishin të vërteta. Prandaj, paketa e parë e ndihmës ishte 110 miliardë €, ndërsa e dyta rreth 145 miliardë, e kombinuar me një heqje dore "vullnetare" të kreditorëve privatë (deri në 70 për qind) prej kërkesave të tyre. Problemi në fakt qëndron tek politikanët. Ka shumë parti, por asnjëra nuk do ta ketë mbështetjen për të reformuar vendin. Asnjë politikan s’duket të jetë në gjendje të organizojë një shumicë për të ndërmarrë reforma. Alexis Celas Papa, opinionist në gazetën greke "Kathimerini" shkruan: "Politikanët tanë bëjnë pikërisht të kundërtën e asaj që duhet bërë”.
Por ajo që Alexis Celas Papa di për Greqinë, e di vetëm sepse ai ishte lindur dhe rritur atje? Çfarë mund të mësojë Hanes Svoboda nga grekët, të cilët e kanë në duart e tyre ndryshimin për mirë të vendit të tyre. A mos vallë, komentet e Svoboda-s janë një mesazh për t’u kthyer nderin “shokëve të armëve”?
Titulli në origjinal i shkrimit të gazetës gjermane është “Greecelandia”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›