Gërdeci, dëshmia: Luan Hoxha dinte për Gërdecin
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e një të pandehuri për tragjedinë e rëndë të 15 marsit të 2008. Ndue Marku ish-drejtor në ministrinë e Mbrojtjes për harmonizimin e legjislacionit me Kuvendin kërkoi që cështja në ngarkim të tij të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ai pretendon se neni 248 i Kodit Penal për të cilin ai akuzohet është i paqartë dhe antikushtetues, por trupi gjykues e rrëzoi kërkesën. Ndërkohë ish-komandanti i brigadës logjistike Kadri Suli ka deklaruar sërish se Luan Hoxha, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm kishte dijeni për Gërdecin pasi vete ai sic u shpreh në gjyq kishte dëgjuar se Hoxha kishte vizituar fabrikën e demontimit. Në seancën e sotme ish mbikqyrësi i MEICO-s Sokol Gjeci ka deklaruar se nuk kishte asnjë përgjegjësi për tragjedinë e ëende dhe se kjo përgjegjësi duhej kërkuar te eprorët e tij.
Në seancen e sotme ka qene i pranishëm dhe ish- drejtori i MEICO-s Ylli Pinari.
Në gjykatën e Tiranës po shqyrtohet dosja ndaj 29 të pandehurve që akuzohen si përgjegjës për tragjedinë e rëndë të 15 marsit të 2008 ku humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosen.
(NEWS24/BalkanWeb)