E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjitha mundësitë e rastit Messi, a do të shkojë futbollisti në burg?

me4ssiLeo Messi do të ketë një verë me plot lëvizje e turbullira. ‘La Marca’ shkruan sot se një krim i supozuar i shfaqur dje në media e ka tronditur jetën e lojtarit.

Prokuroria e Krimeve Ekonomike e Barcelonës prezantoi dje një ankesë kundër argjentinasit dhe kundër babait të tij, Jorge Horacio Messi, duke i akuzuar ata për tre vepra penale kundër të publikut për mashtrimin mbi 4 milion Euro tatime nga të ardhurat personale të viteve 2007, 2008 dhe 2009.

Por cilët janë skenarët, Gazeta IDEA referuar ‘La Marca’-s i liston si më poshtë:

Duhet të shkojë në gjyq Messi në ditët e ardhshme?

Prokuroria e ka akuzuar futbollistin, e do të mbahet domosdoshmërisht gjyqi i parë mbi pranimin e padisë.

A mund të shkojë në burg futbollisti nëse shpallet fajtor?

Jo domosdoshmërisht. Ndodhë vetëm në qoftë se ka pasur një histori ose dënim mbi dy vjet burg. Edhe pse ligji përcakton se krime të tilla janë të dënueshme 2-6 vjet burg, nuk është gjithmonë një krim i evazionit tatimor që të çon pas hekurave. Shumicën e kohës ata vendosën me një ndëshkim administrativ.

A duhet të kthehen paratë nëse Messi ka mashtruar?

Ajo gjithmonë varet nga ajo që gjykatësi përcakton, por zakonisht në këtë lloje krimesh duhet të paguhen paratë që s’janë deklaruar, përveç një gjobe.

Çfarë dënimi duhet të paguajë nëse ai ka kryer krimin?

Sipas ligjit, në mes dy dhe gjashtë herë nga paratë e mashtruara. Kjo është, në mes të 8 dhe 25 milionë euro, të cilat duhet t’i shtohen 4,1 milion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›