“Shopeni në Paris, atelieja e kompozitorit”, ekspozitë në Muzeun Kombëtar
Izaura Ndoj
Kompozitori dhe pianisti virtuoz Frederik Shopen, në kuadër të 200-vjetorit të lindjes është paraqitur së fundmi në Muzeun Historik Kombëtar me ekspozitën “Shopeni në Paris, atelieja e kompozitorit”. Kjo ekspozitë vjen krejtësisht e veçantë për publikun shqiptar pasi pasqyron në dokumentet e paraqitura pasurinë e veprës së tij dhe magjinë që krijoi gjeniu i muzikës. Në dokumentet e fotografuara pasqyrohet universi i kompozitorit, se si ai hyri dhe u vendos në rrethin e artistëve të Parisit. Kjo ekspozitë është organizuar në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së Shopenit, nën kujdesin e Ambasadës së Francës dhe Aleancës Franceze, në Tiranë.
200 vjetori i lindjes së Shopin në Tiranë
Ndërkohë që, viti 2010 shënon 200-vjetorin e lindjes së kompozitorit e pianistit polak, Frederik Shopen dhe ky vit gjithashtu mban emrin e tij. Prej kohësh në fakt, gjatë këtij viti janë zhvilluar aktivitete artistike e kulturore nga më të ndryshmet, përmes së cilave pianisti polak është përkujtuar edhe në vendin tonë përmes koncerteve, disqeve të reja dhe veprimtarive të ndryshme. Ashtu si u theksua edhe më sipër, kremtimet e Vitit të Chopin 2010 në Shqipëri, janë hapur në shkurt të këtij viti me një aktivitet kulturor-artistik, të organizuar nga një bashkëpunim mes Shoqatës “F. Chopin”, me Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Poloni, Ambasadën e Polonisë dhe atë të Francës në Tiranë. Ndërkohë që në sheshin pas Akademisë së Arteve, në rrugën “Lek Dukagjini”, ku edhe ndodhet busti i Chopin-it, është organizuar edhe një ceremoni e zbulimit të pllakës me emërtimin e sheshit “Chopin”. Njëkohësisht i veçantë ka qenë edhe organizmi i një koncerti në natyrë me muzikë të pianistit të famshëm, Chopen. Pjesët, që janë interpetuar nga disa pianistë të rinj, ishin Polonaise -ouvre posthume sol, Mazurca-re, Valcs-op posthum-mil, Polonaise-re, Studio Revolution dhe Grande Polonaise. Viti i Chopin-it organizohet për të përkujtuar 200-vjetorin e lindjes së këtij kompozitori dhe pianisti virtuoz polak (1810-1849). Brenda këtij viti, me këtë rast në shumë vende të botës gjithashtu po organizohen koncerte me veprat e tij. Në kuadrin e përkujtimit të Shopenit, gjatë muajve mars dhe prill janë parashikuar disa aktivitete të tjera. Tepër i veçantë e plot emocione erdhi gjithashtu edhe koncerti i pianistit francez Pascal Gallet, zhvilluar në prill në Akademinë e Arteve. Në vijim të këtyre aktiviteteve nga 23 -26 prill në Akademinë e Arteve në Tiranë është zhvilluar konkursi kombëtar “F. Shopen” i pianistëve të rinj, i cili parashikonte edhe një koncert të laureatëve të tij në sallën “Josef” në Durrës, në mbrëmjen e datës 26 prill si dhe koncertin final të tyre në datën 27 prill, në Akademinë e Arteve, ku u ndanë edhe çmimet përkatëse të konkursit. Viti i Shopenit organizohet për të përkujtuar 200-vjetorin e lindjes së këtij kompozitori dhe pianisti virtuoz polak (1810-1849).
Frederik Shopen
I lindur nga një nënë polake dhe baba francez në 1810 në fshatin e Zelazoëa Ëola afër Varshavës, Frederik Shopen kaloi shumicën e jetës së tij në kryeqytetin polak. Në 1830 ai u largua për në Francë, ku jetoi deri në vdekjen e tij në moshën 40 vjeçare. Midis veprave më të njohura të Shopenit janë mazurka-t e tij, të bazuara në folklorin kombëtar polak, koncertet e pianos, dhe nokturnet. Karakteristikat polake të muzikës së Shopenit janë të lidhura me faktin se ai jetoi në Poloni në një kohë kur kjo e fundit nuk ekzistonte si shtet, shpjegon muzikologia Monika Strugala, e cila është koordinatore e projektit të “Vitit të Chopin 2010”. "Shopen u largua nga Polonia pa e ditur se ai nuk do të kthehej kurrë më. Dy dekadat e para të jetës, Frederik Françez Shopeni i kaloi në Poloni si biri i një francezi dhe një nëne polake e cila i japi atij mësimet e para në piano. Po si tetëvjeçar duartrokitej si një fëmijë çudibërës. Në Varshavë, ai vizitoi liceun e në fund të liceut edhe konservatoriumin ku edhe e gjeti mësuesin e tij më të rëndësishëm Xhozef Elsneri (Joseph Elsner 1769-1854). Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare Shopeni për herë të parë udhëton për në Berlin, pas një viti (1829), udhëton për në Vjenë, Pragë dhe Dresden. Më 1831 ai vendosi të udhëtonte për në Paris. Në udhëtim e sipër ai morri vesh për okupimin e Varshavës nga rusët dhe nga kjo kohë Shopeni kurrë nuk u kthye më në vendlindje. Parisi u bë vendlindja e ti. Këtu u krijua E Madhja e tij Overes, të cilën kryesisht ja kushtojë luajtjes në piano.
1 Qershor 2010