E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata Azem Hajdari kthehet ne parti politike

Drejtuesit denojne politiken e ndjekur nga Kryeministri Berisha ne PD

Shoqata Azem Hajdari permes nje deklarate per mediat beri te ditur se se shpejti ky organizim do te marre formen e nje partie politike. Ne nje deklarate te gjate per arsyet e kalimit te ketij grupimi ne parti drejtuesit e shoqates Azem Hajdari lene te kuptohet se kjo parti do te jete e djathte por mbeshtetese e Kryeministrit Sali Berisha dhe Partise Demokratike qe ai drejton. Sipas drejtuesve te organizates kjo nisme vjen kryesisht prej faktit se ndonese Kryeministri Sali Berisha ka premtuar se do te gjeje vrasesit e Azem Hajdarit ai ende nuk e ka bere nje gje te tille duke e lene kete vrasje te bujshme pa autore. Kemi disa muaj qe po merremi me nje organizim tip Vetevendosja e jo tip Kuq e Zi. Pra shoqata Azem Hajdari shume shpejt do te shpallet parti politike si e vetmja rruge per te goditur krimin politik te instaluar ne Shqiperi dhe per te rihapur ceshtjen Hajdari theksohet ne deklaraten e shperndare per mediat. Ata theksojne se se shpejti do ta bejne publike kete platforme dhe do te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›