E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka Pro debatit Rama-Berisha do te thyeje monologun e Kryeministrit

Aleatet - Kreu i PDK-se shprehet per perballje te shpeshta

Kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka e cileson pozitive idene e hedhur nga lideri i opozites Edi Rama per te zhvilluar nje debat televiziv me Kryeministrin Sali Berisha. shte shume pozitive qe te kete nje debat politik. Duhet qe dy lideret te dalin disa here ne debate publike per ceshtje te ndryshme qe shqetesojne vendin u shpreh Ndoka per Shqip. Sipas tij duhet te debatohet mbi te gjitha problemet qe ka vendi dhe per kete shihet e nevojshme nje perplasje. Shpeshhere kemi degjuar Kryeministrin Berisha duke bere monolog me vete i cili eshte drejtuar nga salla e Kuvendit kryesocialistit Rama. Shpeshhere Kryeministri ka qene deficitar per kete debat te munguar duke bere nje demagogji. Mendoj se debati eshte i domosdoshem mbi te gjitha eshte nje kulture demokratike pasi nga kjo perplasje qytetaret njihen dhe shohin alternativat dhe kjo mbi te gjitha sherben per nje mjedis jo te polarizuar theksoi Ndoka. Per kryedemokristianin debati eshte pozitiv dhe do te kete ndikim ne popull. Dy dite me pare kryesocialisti Edi Rama me nje leter te hapur kerkoi debat publik ku do te perballen per ceshtjen e integrimit apo per paktin prej dhjete pikash te paraqitur nga PS-ja. shte koha kur Shqiperise ne udhekryq i duhet nje debat publik ku Saliu dhe une duhet te dalim te dy para shqiptareve qe perfaqesojme dhe te ballafaqojme ato qe ata i degjojne prej nesh vec e vec. Le te vije e te mi thote ne sy ato qe flet gojeshthurur lart e poshte per bllokimin e vizave bllokimin e integrimit bllokimin e reformave dhe le ta debatojme para shqiptareve oferten tone pike per pike nga 1-shi te 10-a. Le te vije e te mi tregoje ne sy para opinionit publik po te doje te gjitha arritjet historike te demokracise drejtesise ekonomise nen udheheqjen e vet legjendare dhe ta debatojme para shqiptareve sesa te lumtur i ka bere njerezit qeveria e tij ne keto gjashte vjet shkruan Rama. Ai shton me te Le te vije e ta beje publike perballe meje kunderoferten e tij natyrisht nese e ka nje te tille per te kerkuar mirekuptimin e opozites qe te mbushen gropat e thella qe Shqiperia ka perpara ne rrugen e integrimit. Jam gati te mbroj oferten tone te tregoj me prova fakte shifra te verteten e keqqeverisjes se ketyre gjashte vjeteve te degjoj me vemendje te plote kunderoferten nese kjo ekziston. Shqiptaret pastaj le te na degjojne e gjykojne. Por ne lidhje me paktin e dhjete pikave kryesocialdemokrati Skender Gjinushi shprehet se ato jane vetem per te kthyer ne normalitet disa nga shtremberimet qe jane bere ne keto vite. Pra keto jane vetem nje hap. Por dhe pori eshte kjo qe nuk mund te zgjidhet kriza as te kthehet normaliteti me qeverine qe i ka shkaktuar e cila tashme ka hyre ne rrugen antiligj anti-Kushtetute antireforme dhe nuk del dot. Nuk mund ti kerkosh qeverise me te korruptuar ne Europe te luftoje korrupsionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›