89 vjet miqesi mes Shqiperi-se dhe SHBA-ve
Vendimi per lidhjen e marredhenieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka ardhur natyrshem pas vetos qe Presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri ne Konferencen e Paqes ne Paris duke i rikthyer pavaresine Shqiperise. Presidenti pasardhes i Wilson-it Warren Harding emeroi si ambasador te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Ulysses Grant Smith i cili e nisi misionin diplomatik me 4 dhjetor 1922. Nje diplomat qe jo thjesht vuri gurin e pare kilometrik ne nje rruge te gjate te marredhenieve por qe ishte njekohesisht i pari qe ndricoi shtetin amerikan se cfare ishte Shqiperia cfare ishin shqiptaret dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqiperine. Ky vend eshte shume i varfer njerezit ne pergjithesi jane te pashkolluar dhe te paushqyer por cuditerisht perpara meje ndodhet Kryeministri Fan Noli i cili flet nje anglishte harvardiane shume me te mire nga mua. Dhe une ndjehem keq perpara tij shkruan Smith ne kujtimet per punen si ambasador ne vendin tone. Deri ne vitin 1939 Shqiperia ishte thjesht nje komb i preferuar per SHBA-ne aq sa dhjetera amerikane vershuan ne vendin tone jo vetem si diplomate por edhe si biznesmene themelues shkollash e deri ne investitore ekspeditash per te zbuluar pasurite e nentokes sone. Kjo do te vazhdonte deri ne vitin 1939 kur Shqiperia e humbi pavaresine e saj pas pushtimit te vendit nga Italia dhe largimit te Zogut nga vendi. Ambasadori amerikan ne ate kohe ne Tirane Hugh Grant i ofroi tri pasaporta amerikane Zogut nje per vete nje per mbretereshen Geraldine dhe nje per Leken e sapolindur te cilat u refuzuan nga ai. Ambasada amerikane ne Tirane u mbyll zyrtarisht me 16 shtator 1939 ndersa diplomati Grant u largua me 27 shtator. Me ardhjen e komunisteve ne pushtet per 52 vjet asnje diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri kembe ne Shqiperi dhe ne SHBA. Sistemi i Enver Hoxhes e shpalli Ameriken armikun numer nje te popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilesoi si xhandarin e botes. Me 15 mars te vitit 1991 keto marredhenie u rikthyen. William Rajerson do te behej ambasadori i pare amerikan pas rivendosjes se ketyre marredhenieve. Vetem tre muaj pasi ishte rihapur ambasada me 21 qershor 1991 sekretari amerikan i Shtetit James Baker do te vizitonte Tiranen. Me mijera shqiptare mbushen sheshin Skenderbej duke i rezervuar nje pritje madheshtore e ngulitur ne memorien e te gjitheve. Marredheniet shqiptaro-amerikane do ta shenonin kulmin me viziten historike te Presidentit George W. Bush me 10 qershor 2007 e para e nje Presidenti amerikan ne Shqiperi. Pamjet e qytetareve te Fushe-Krujes duke u shtyre per te perqafuar Presidentin Bush i cili perballe entuziazmit te qytetareve theu rregullat e sigurise do te ktheheshin ne lajmin kryesor te televizioneve amerikane. Sot kur festohet 20-vjetori i rivendosjes se marredhenieve diplomatike Shqiperi-SHBA marredheniet me SHBA jane me te mirat e mundshme qe Shqiperia ka me nje shtet por nga ana tjeter jane keto marredhenie qe i kane dhene nje dimension tjeter kombit shqiptar ne bote. Diplomati Roland Bimo ambasadori i pare shqiptar ne SHBA pas rivendosjes se marredhenieve thote qe jane nje sere arsyesh per nivelin e tyre. Une kam pasur fatin dhe nderin qe te sherbej si ambasadori i pare shqiptar ne SHBA pas rivendosjes se marredhenieve diplomatike. Jane marredhenie te bazuara ne vlera te perbashketa ne avancimin e demokracise dhe ne histori shprehet Bimo. Ndihma ne demokratizimin e vendit tone por edhe zgjidhja e ceshtjes se Kosoves i dedikohen me se shumti politikes amerikane dhe natyrisht marredhenieve diplomatike me Shqiperine. Nje politike dhe nje marredhenie qe ne 22 shtator 2011 mbushi 89 vjet. Mes Shqiperise dhe SHBA ne momentin dhe ne rastin me te keq ne shqiptaret i quanim amerikanet armiqte numer nje ne bote dhe ne me te mirin jemi cilesuar si populli me proamerikan ne bote.
Marre nga Top Channel