E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata Bregdeti Pronaret te gjithe ne proteste kerkojme nga qeveria ligj per kthimin e prones

Vlore 28 dhjetor NOA- Shoqata Bregdeti nepermjet medias se shkruar shprehet publikisht se mbeshtet plotesisht kerkesat e pronareve te Dukatit dhe te fshatrave per rreth qe kerkojne nga pushteti kthimin me ligj te pronave te tyre te trasheguara.

Te gjithe pronaret e zones turistike kane protestuar dhe do vazhdojne te protestojne ndaj shkeljes se te drejtes se prones se trasheguar dhe mbeshtesin protesten e Dukatit se ajo eshte protesta per tu shkeputur nga anarkia postkomuniste dhe per tu futur ne demokraci thuhej ne deklaraten e shoqates Bregdeti.

Me tej ne kete deklarate thuhej se kane kaluar 20 vjet pas shembjes se komunizmit dhe tokat ne zonat turistike nuk ju jane kthyer te zotit vjedhja behet ne emer te ligjit.

Qeveria vazhdon te bej veshin e shurdher dhe mashtron institucionet nderkombetare duke ju relatuar se problemi i prones eshte zgjidhur ose duke ju relatuar genjeshtra me kompensim. Ne kemi deklaruar dhe deklarojme. Pronarit duhet ti kthehet prona dhe e di ai se kujt ja shet dhe sa ja shet ndersa kompensimin qeveria le te ja japi politikaneve qe kane grabitur pronat tona vijonte me tej deklarata.

Ne perfundim te kesaj letre shkruhej gjithashtu se nese Qeveria Berisha nuk do impenjohet qe me perparesi ne janar 2011 te miratoje ne Kuvend nje projektligj qe te ktheje pronen tek i zoti ashtu sic eshte kthyer ne zonat turistike te veriut nje projektligj qe te perputhet me nenin 181 te Kushtetutes dhe kerkesat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes vete zoti Sali Berisha por dhe perfaqesite e OSBE dhe BE do te mbajne pergjegjesine historike per pasojat negative qe po rrjedhin dhe mund te rrjedhin nga mungesa e vullnetit politik per te kthyer pronen tek i zoti.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›