Prefektja Zefi dhurata për 35 fëmijë jetim
26/12/2008 Kujdes dhe për foshnjat “Lulet e vogla”
KORÇË- Rreth 35 fëmijë jetim të qytetit të Korçës dhe foshnjat e shtëpisë “Lulet e vogla” të këtij qyteti kanë marrë dhurata e para për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Dhuratat e tyre kanë ardhur nga vetë prefektja e qarkut Korçë, prof dr. Elfrida Zefi. Duket se për këta fëmijë, të cilëve ose u mungojnë të dy prindërit ose njëri prej tyre, dita e marrjes se dhuratave ka qenë një nga ditët më të gëzuara për ta. Vetë fëmijët do të shpreheshin se deri në atë çast nuk kishin marrë ndonjë dhuratë nga askush, madje as nga ndonjë institucion tjetër, qoftë edhe nga bashkia. Kishte qenë ftesa e ardhur nga prefektura ajo që kishte nxjerrë nga harresa 35 fëmijët jetim të këtij qytetit, por edhe foshnjat e shtëpisë “Lulet e vogla” në Korçë. Përveç dhuratave ftesa synonte edhe qëllimin që fëmijët të ndiheshin jo vetëm si në shtëpinë e tyre, por në të njëjtën kohë të ndjenin ishin tepër të mirëpritur. Dhe në të vërtetë fëmijët mundën të kalonin një ditë me mjaft surpriza. Takimi i parë me 35 fëmijët u organizua në hollin e prefekturës, ku jetimët përmes shumë dhuratave të ndryshme patën mundësinë të marrin edhe veshje. Me këtë rast prefektja e qarkut Korçë, prof dr. Elfrida Zefi u shpreh: “Ky është gjesti më human që ne duhet të na shoqërojë, sidomos në këto ditë festash, duke uruar njëri-tjetrin me mesazhin e mëshirës hyjnore, të jemi pranë atyre (fëmijëve) që dikush u mungon, të falim dashuri tek këta fëmijë, të cilëve u mungon dashuria e nënës apo e babait të tyre”.