Basha: Objektivi i Shqipërisë, shengen ballkanik
Nje shengen ballkanik, per vendet e rajonit qe qytetareve te mund te levizin lirshem, ky eshte objektivi i presidences shqiptare te Iniciatives Rajonale per Migriminin, Azilin dhe refugjatet, bere prezent nga ministri i Brendshem, Lulezim Basha. Ai konfirmoi se Qeveria shqiptare plotesoi detyrimin e ri te BE, per hartimin e nje srategjie per riintegrimin e personave te rikthyer.
"Qeveria sjhqiptare ka miratuar një strategji të plotë dhe të gjithanshme për riintegrimin e të rikthyerve së bashku me plan veprimin dhe kostot përkatëse financiare, duke mbyllur në mënyrë të plotë këtë detyrim të ri të paraqitur Shqipërisë në mars nga Komisioni Europian.Synimi ynë kryesor është të përcaktojmë brenda një kohe të shkurtër një kalendar realist për arritjen e Shengenit ballkanik, lëvizjes së lirë të qytetarëve të gjithë vendeve tona pa barriera administrative, kufitare dhe tarifore. Prioritet madhor mbetet forcimi i kontrollit të kufijve për të siguruar një rajon me kufij të papenetrueshëm nga krimi transkufitar dhe transkombëtar, një rajon i cili eksporton vetëm siguri drejt vendeve të BE", tha Lulezim Basha, ministër i Brendshem.
Basha kerkoi për të rikonsideruar praninë e Kosovës në këtë forum, në mënyrë që të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe pa të përjashtuar dhe pa asnjë paragjykim ndaj pozicioneve të ndryshme që vendet anëtare kanë përsa i përket pavarësisë së Kosovës. Ndersa ambasadori i BE ne Tirane, Helmut Lohan, u shpreh se dhe Kosova nuk do mbese jashte konsiderates se BE.
"Kosova nuk është jashtë konsideratës të Bashkimit Europian. Sic e dini sapo të përmbushen disa kritere të caktuara Kosova do të lëvizë drejt dialogut me Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave Synimi i presidencës shqiptare të MARRI-t për të krijuar kushtet për hequr pengesat e lëvizjes së lire në rajon për të krijuar një zonë të Shengenit ballkanik padyshim që mund të duket ambicioz. Sigurisht që ekziston forcë logjike që shumë shpejt, shumë vende të rajonit do të përfitojnë udhëtim pa viza drejt vendeve Schengen dhe kjo përfshin sigurisht që të gjithë këto vende të përmbushin të njëjtat standarte, por jo vetëm ato standarte në fushat e sigurisë së dokumentave dhe të kufijve. Në këtë mënyrë vendet e rajonit do të mund t’i japin njëri tjetrit një votë", tha Lohan.
Denada Shkodrani < I mëparshmi