E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në Librazhd, nën ujë shkolla dhe sigurimet

Rreshjet e ditëve të fundit kanë krijuar probleme në qarkun e Elbasanit. Kështu në qytetin e Librazhdit janë përmbytur godina e shkollës së mesme, lagjia “Hekurudha”, dega e sigurimeve shoqërore si dhe një lagje e periferisë së qytetit e cila përmbytet sa herë që bie shi nga ujrat e lumit Shkumbin..

"Shirat jane te sasirave te medha. Bllokimi i nje kolektori, i cili kalon prane nderteses sone, e cila na krijon dhe ne shqetesime ne katin e pare. Jane marr te gjitha masat qe gjithe dokumentacioni i agjencise eshte ne rregull", thote Pavllo Jorgaqi, drejtor i Drejtorisë Rajonale te Sigurimeve Shoqërore.

Prefektura e Elbasanit bën të ditur gjithashtu se probleme nga reshjet janë shkaktuar në fshatrat malorë të saj. Në komunën Kukur janë shkatërruar tërësisht të mbjellat nga breshëri si dhe nga rrëshqitja e tokës.Probleme ka patur edhe qarkullimi rrugor për shkak të përmbytjes së rrugëve dhe mbingarkesës në trafik.

Besim Dybeli < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›