Berisha në SHBA, flet për zgjedhjet në Shqipëri
Kryeministri shqiptar Berisha ndodhet në një vizitë në SHBA i shoqëruar nga ish ministri i Mbrojtes Mediu. Në këtë vizitë kryeministri ka qenë i pranishëm në një darkë më senatorë dhe kongresmenë amerikanë, ku i ka njohur ata me zhvillimet në Shqipëri.
SHBA- Kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ndodhen të ftuar në një darkë me senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Gjatë kësaj darke të organizuar nga senatori Tom Coburn dhe Kongresmenit Heath Shuler ku kryeministri Berisha ndodhej në shoqërinë e kryetarit Republikan Fatmir Mediu një vend të veçantë iu kushtua Shqipërisë dhe reformave qeveritare me synim integrimin e vendit në NATO dhe në BE. Kryeministri Berisha njohu bashkëbiseduesit edhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke garantuar dhe deklaruar vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare që këto zgjedhje të jenë të lira e të ndershme.
“Jo vetëm konsensusi politik ndërmjet maxhorancës dhe opozitës për hartimin e një kuadri ligjor modern, por, mbi të gjitha, edhe përpjekjet e shumta të qeverisë për sigurimin e infrastrukturës zgjedhore si kartat e identitetit, regjistri elektronik i shtetasve etj. janë një bazë e sigurt për standardet e këtyre zgjedhjeve,” u shpreh Kryeministri.
Nga ana e tyre, senatorët dhe kongresmenët amerikanë vlerësuan punën dhe reformat e qeverisë Berisha, si dhe besimin për suksese të mëtejshme. Ata garantuan për një bashkëpunim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, si dhe domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. (a.r/news24/balkanweb)