Shoqata e Prokurorëve konteston dy nene të projektligjit
Reagimi
Një ditë pasi Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi me konsensus ligjin për Prokurorinë dhe e dërgoi për miratim në Kuvend, reagoi dje Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Përmes një njoftimi për shtyp, shoqata kërkoi rishikimin e disa neneve që nuk garantojnë mbrojtjen me ligj të prokurorit dhe kërkoi nga partitë që e votuan atë në Komisionin e Ligjeve ta marrin parasysh sugjerimin e tyre. Shoqata u shpreh se për hartimin e projektligjit të ri “Për organizimin dhe funksionim e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, prokurorët kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, që u janë bërë të ditura në rrugë zyrtare anëtarëve të komisionit të ngritur për këtë qëllim, përfshirë edhe Misionin Evropian të Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë (EURALIUS), Misionin e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara (OBDAT)”. Duke mos përjashtuar se projektligji ka përmirësim në shumë nene të tij, shoqata shpreh rezerva për disa nene, të cilat cenojnë pavarësinë e drejtësisë.