E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Prokurorëve kundërshton ligjin e Prokurorisë

Shoqata e Prokurorëve ka kundërshtuar miratimin e ligjit të Prokurorisë. Shoqata deklarohet kundër heqjes së imunitetit të prokurorëve dhe kundër kontollit të ministrisë së Drejtësisë mbi prokurorët. Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkon rishikimin e nenit 36-të të ligjit aktual pasi ky nen nuk përbën imunitet për prokurorët. Duke kërkouar që të mos kontrollohen nga ministria e Drejtësiisa ata kanë këruar ndëryshimin e nënit që rrit aksesin e ekzekutivit për të kontrolluar nëpërmjet ministrit të Drejtësisë punën e prokurorëve,për të raportuar në Parlament rezultatet e këtij kontrolli dhe më e rëndësishmja I jep të drejtën ti rekomandojë Prokurorit të Përgjithshem marrjen e masave disiplinore për prokurorët, deri në shkarkim të tyre nga detyra. Sa i përket masës disiplinore për shkarkim nga detyra , prokurorët kanë reaguar duke kërkuar ndryshimin e ligjit , ku të shkruhet se "Kundër masës disiplinore shkarkim nga detyra, prokurori mund të bëjë ankim në Gjykaten e Lartë . Kur Gjykata cmon se shkarkimi nga detyra është i pabazuar në ligj ,ajo vendos kthimin e Prokurorit në detyrën që ka ushtruar më parë". Shoqata e Prokurorëve ka dekalruar se marrëveshjet e partive politike, nuk duhet të prekin panvarsinë e organeve të drejtesisë.Për këtë arsye, meqënësë ligji nuk ka kaluar ende në seancë parlamentare për votim ,i kërkojnë partive politike parlamentare ,deputetëve të parlamentit shqiptar , që të marrin parasysh edhe këto sugjerime , pasi kjo do ta bënte projekt-ligjin për Prokurorinë të qëndrueshëm për një kohë të gjatë ,eficent dhe të plotësuar në tërësinë e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›