Meta: Ligji i Prokurorisë, këmbim i turpshëm me Kodin Zgjedhor

Kreu i LSI-së Ilir Meta në takimin me mbështetës së partisë së tij në Kavajë, e cilësoi miratimin e ligjit të Prokurorisë, si në këmbim të turpshëm me Kodin Zgjedhor. "Projektligji i Berishës për Prokurorinë i kontestuar nga vetë Prokuroria dhe Shoqata e Prokurorëve nuk është gjë tjetër, por një këmbim i turpshëm për miratimin nga ana e Berishës të Kodit Zgjedhor, pa përmirësuar standardet e administrimit". Sipas tij "Pas 21 Prillit, natës së errët të ndryshimeve Kushtetuese, institucionet në vend janë gjithmonë edhe më të pasigurta, sepse është rrëzuar themeli i shtetit shqiptar". Sipas kreut të LSI-së, PS-ja dha konsensus për ligjin që LSI-ja mos merrte anëtarin e saj në komision gjatë zgjedhjeve të 2009-ës. "Vetëm nga frika se mos LSI-ja me të drejtë do të merrte anëtarin e KQZ-së u shpreh Meta, PS-ja dha konsensus për këtë ligji, kur jo më vonë se pak ditë më parë lidershipi i saj deklaroi që nuk do e mbështeste këtë draft", përfundoi ai.