Champions League nis faza Play off

Champions League ka arritur në fazën e sfidave të shumëpritura “play-off”, ku do të zbulohen 10 skuadrat që do të kompletojnë kuadrin e 32 pjesëmarrëseve në fazën e grupeve. Emrat e mëdhenj që pretendojnë të jenë pjesë e elitës kontinentale për edicionin e ardhshëm janë të shumtë.
Një prej përbaljeve më të mëdha të mbrëmjes së sotme është ajo që do të startojë në orën 18:00 ku Spartaku i Moskës ndeshet me Fenerbahçen. Rusët ia kanë besuar stolin trajnerit Unai Emeri, në tentativën për të siguruar një hapësirë në aktivitetin më të rëndësishëm.
Ndërkohë, sfida më tërheqëse mbetet ajo ndërmjet Borusia Mynshengladbah dhe Dinamos së Kievit. Gjermanët luajnë për herë të parë në Champions League që prej periudhës kur turneu njihet më këtë emër. Mynshengladbah është mposhtur në finale në vitin 1977 dhe ishte gjysmëfinaliste në sezonin pasardhës. Për të luajtur në aktivitetin më prestigjioz ata duhet të mposhtin Dinamon e Kievit, një klub që prej vitesh është mësuar të luajë në nivele të tilla, por që kërkon kualifikimin e parë në fazën e grupeve që prej vitit 2009.
Në takimet e tjera, Lilën e pret trasferta daneze në fushën e FC Kopenhagen, një skuadër që ka zhgënjyer në ndeshjet e fundit në shtëpi, duke pësuar tre humbje në 4 takime.
Sëlltik do të luajë kundër FC Helsingborg, ndërsa Bazeli që gjatë sezonit të kaluar eliminoi Mançester Junajtid pret në fushën e tij CFR Kluzh. Pesë ndeshje të tjera të fazës “play off” do të luhen të mërkurën, ku spikasin dueli i Udinezes me Bragën, por edhe dueli ndërmjet Malagës dhe Panathinaikosit.