E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, Timo Flloko nderohet me çmimin “Nderi i Qytetit”

GJIROKASTER- Një prej emrave më të shquar të kinematografisë shqiptare Timo Flloko, është nderuar me cmimin “Nderi i Qytetit” nga Bashkia e Gjirokastrës.

Kryebashkiaku gjirokastrit Flamur Bime iniciator i nderimit të Timo Fllokos, ka vlerësuar kontributin e cmuar dhënë nga aktori i famshëm në artin skenik dhe atë kinematografik shqiptar duke e cilësuar atë si një prej figurave më të nderuara të vendit.

“Nje artist i madh i filmit dhe teatrit, pedagog dhe intelektual i shquar i kultivimit dhe promovimit të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare”, është ky motivacioni i titullit “Nderi i Qytetit” akorduar nga Bashkia e Gjirokastrës për aktorin Timo Flloko.

Ceremonia e mbajtur me këtë rast ka përcjellë momente nga rolet e luajtura prej aktorit Timo Flloko, si dhe një minikoncert me interpretime në piano.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›