Shoqata "9 Janari" u kërkon grevistëve të dalin nga greva
Tashmë që kanë kaluar 20 ditët e grevës së urisë dhe moskomunikimit të dy grevistëve nga asnjë lloj përfaqësimi dhe mediash në derën e tyre, ka qenë shoqata 9 Janari me përfaqësuesin ligjor të saj dhe vetë kryetarin, që ju ka bërë thirrje të dalin jashtë dhe të lejojnë drejtësinë të veprojë. Kanë kaluar shumë ditë në grevë dhe moskomunikimi i ka detyruar si shoqatën dhe i autoritetet e caktuara të saj, të veprojnë mbi dy grevistët, sepse me sa duket asgjë më shumë nuk është afruar si zgjidhje dhe zgjatja në kohë më tepër në grevë do të sillte çudi, apo edhe fatkeqësi në rast të zgjatjes së saj pafundësisht.
Dodë Mehmeti, përfaqësues ligjor i shoqatës ka deklaruar: "Duhet të braktisin se s bën grevën e urisë, sepse hapi i dytë për të plotësuar kushtin për hetim nga krimet e rënda i takon Prokurorisë së Përgjithshme dhe kjo nuk mund të bëhet në kushtet e grevës së urisë, sepse do të gjykohej nga opinioni si një vendim që është marrë në kushte presioni. Tashmë duhet të dalin, sepse u vërtetua që Prokuroria e Vlorës nuk e ka hetuar këtë çështje dhe shkohet natyrisht në hetimin e krimeve të rënda", ka thënë ai. Kurse Nikoll Mhilli, më i ashpër në qëndrim ka deklaruar se greva e ka kryer misionin e saj, si dhe qëllimin dhe objektivin e vet përderisa drejtësia u shpreh me anën e Gjykatës së Apelit të Vlorës. "Ne mendojmë që ti japim kohë Presidentit të Shqipërisë dhe KLD- së, por edhe Prokurorisë së Përgjithshme, që zgjidhja të bëhet në rrugë institucionale, sepse përndryshe si unë dhe të gjithë familjarët e tjerë të tragjedisë do të përdorim të gjitha mjetet ligjore demokratike, deri në zbardhjen e krejt ngjarjes dhe gjetjen e tetë trupave të fshehur. Unë kërkoj nga grevistët që të dalin nga greva dhe ju them se në rast se nuk e dëgjojnë zërin tim për të dalë nga greva, unë distancohem nga ju dhe nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për çfarë mund tju ndodhë që sot e më pas. Kështu ka marrë një kthesë të papritur edhe greva e urisë së dy baballarëve të viktimave të 9 Janarit. Ato tani janë vetëm fare edhe për arsye të vetëizolimit të tyre, por edhe në sajë të thirrjeve që shoqata vetë po ju bën, për të dalë nga greva.