E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfederata e Sindikatave: Të rritet mbikëqyrja në tregut bankar

Konfederata e Sindikatave kërkon rritjen e vigjilencës së qeverisë në sistemin bankar dhe atë financiar në kuadër të krizës globale. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, i kërkoi të dje gjatë një konference për shtyp qeverisë rritjen e mbikëqyrjes së sektorit bankar dhe atij financiar, si dhe marrjen e masave ndihmëse për garancitë publike mbi kreditë. "Kërkojmë që qeveria së bashku me punëdhënësit dhe punëmarrësit të nënshkruajnë një marrëveshje të re sociale vetëm për krizën ekonomike-financiare", deklaroi Nikolla. Konfederata e sindikatave do t'i dërgojë një deklaratë qeverisë shqiptare me 23 Mars, ditë kur sindikatat në të gjithë botën dorëzojnë pranë qeverive të tyre një deklaratë për krizën ekonomike, e cila do të quhet Deklarata e Sindikatave për Samitin G 20 në Londër, e cila do të mbahet me 31 mars-1 Prill të këtij viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›