E Shtunë, 31 Tetor 2026

MDC denoncon diskriminimin e pensionistëve në fshat

Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile", në një letër drejtuar Kryeministrit, Sali Berisha, Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, Kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Presidentit, Bamir Topi, Kryetares së Kuvendit,  Jozefina Topalli, Deputetëve të Kuvendit, Kryetarit dhe Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Kryetares së Gjykatës së Lartë dhe Avokatit te Popullit, shpreh me shqetësim fenomenin e diskriminimit te pensionisteve të Fshatit në Shqipëri. Një fenomen i tillë, pa dashur të fyejmë askënd, ka krijuar kategorizim të qytetarëve të Shqipërisë, duke i ndare këta të fundit në Qytetarë, dhe në Fshatarë. Me shqetësim, iu shprehim se Pensionistet e Fshatit, vazhdojnë të trajtohen më një pension qesharak, sa gjysma e pensionit të Pensionistit të Qytetit, thekson Shoqata për Mbrojtjen e ë Drejtave Civile, në letrën e dërguar. Gjithashtu, veç të tjerave,  ajo shprehet e shqetësuar edhe për shërbimi shëndetësor që u ofrohet këtyre pensionisteve, trajtimi i tyre me medikamente len për të dëshiruar. Për ne si Shoqatë, kategorizime të tilla, dhe ndarje e qytetarëve shqiptare në kategori të parë, (Qytetare) dhe kategori të dytë, (Fshatare), jo vetëm që  është e papranueshme, por ky fenomen bien ndesh edhe me Parimet Universale të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, parime këto të sanksionuara edhe në Legjislacionin tonë shtetëror, siç është Kushtetuta dhe ligje të tjera të Shtetit Shqiptar, u shpreh ajo. Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile" nuk hesht përballë një diskriminimi të tillë, dhe, pajtohet me njt realitet qt diskriminon më shumë se 250 000 pensionistë, diskriminim që i ka rrënjët që në sistemin e kaluar Komunist, e që për fat të keq, vazhdon edhe
sot pas 2 dekadash.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›