Raporti i OKB Investimet e huaja ne Shqiperi rritje me mbi 300

Shqipëria para viteve ‘90 ishte një njollë e bardhë në hartën e investuesve të mëdhenj ndërkombëtarë.
Më pas, vendi ynë doli në sipërfaqe dhe u vendos në vëmendjen e investitorëve.
Megjithatë, duke bërë një kronologji të statistikave në vite, investimet e huaja kanë nisur të rriten dhe të shtohen veçanërisht pas vitit 2005, periudhë kjo e kur u shënuan reformat të rëndësishme ekonomike dhe fiskale.
Sipas raportimit të Kombeve të bashkuara për Tregtinë dhë Zhvillimin, për vitin 2011, në vitin 2006 investimet e huaja llogariteshin 325 milionë dollarë.
Kjo vlerë u rrit dhe kulmoi në vitin 2009, kur investimet e huaja llogariteshin 979 milionë dollarë dhe në vitin 2010, Shqipëri arriti të thithë plot 1097 milionë dollarë investime të huaja direkte.
Bazuar në raportin në fjalë, faktohet se investimet e huaja u rritën me më tepër se 300 për qind.
Në krizën më të keqe europiane dhe një nga më të këqijat në botë, investimet e huaja direkte në vendin tim, për periudhën 2006-2010, u rritën rreth 316 përqind.
Këto investime kanë qenë kryesisht të orinetuara në sektorë si energjetika, minierat, telekomunikacioni, sektori financiar (bankat), sektori i sigurimeve, infrastruktura etj.
Raporti i Kombeve të bashkuara e vendos Shqipërinë të dytën pas Serbisë në rajon, për vlerën e lartë të thithjes së investimeve të huaja në sektorë të ndryshëm.
Po ashtu, vendi ynë është renditur në raportin e UNCTAD si vendi i 18-të në botë sa i përket indeksit të performancës së Investimeve të Huaja Direkte duke bërë një përmirësim të madh krahasuar me vendin e 78-të ku pozicionohej në vitin 2006.