E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqatë miqësie për marrëdhëniet Shqipëri-Rusi

Transmetimi i njohurive

“Kohët e fundit është vënë re se shumë të rinj shqiptarë kanë treguar interes në aktivitetet e organizuara nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Rusi në një kohë kur rreth 40 për qind e anëtarësisë së degës së Tiranës janë të rinj”, deklaron Pirro Begvarfi, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë, Shqipëri-Rusi, që nga viti 2000 i cili e pranon se nostalgjikët kanë qenë më së shumti të angazhuar deri më tani në këtë strukturë.

Sipas tij, shoqata me 12 degë lokale tashmë, është përpjekur që të transmetojë njohuritë, impresionet dhe mendimet e brezit që ka bashkëpunuar me rusët në Shqipëri ose që kanë studiuar në ish-Bashkimin Sovjetik te më të rinjtë, të cilët kanë treguar kureshti në këtë aspekt. “Ne duam ta transmetojmë këtë dashamirësi që ka ekzistuar natyrshëm prej shekujsh midis Shqipërisë dhe Rusisë”, thekson Begvarfi.

Shoqata Shqipëri-Rusi, e krijuar nga një grup intelektualësh më 5 nëntor 1945, u riorganizua në maj të 1991-it kur u rivendosën edhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Në qershor të 1992, shoqata mbajti konferencën e saj të parë zgjedhore. Dega e saj e Tiranës numëron numrin më të madh të anëtarëve, rreth 300 kurse në degët e saj lokale, ky numër varion nga 50 në 180.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›