E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria Civile, fondet kalojnë nga zyra e Berishës

Në projektligjin për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile propozohet krijimi i kësaj agjencie si ent publik qendror, buxhetor me personalitet juridik, misioni i së cilës është mbështetja e nismave të shoqërisë civile në përputhje me përparësitë e programeve të institucioneve publike. Projektligji përcakton si autoritet financues AMSHC dhe çdo ent tjetër publik që do të japë fonde në formë granti për mbështetjen e nismave të shoqërisë civile për t‘u dhënë mundësi ligjore agjencive, qendrore dhe vendore, për të planifikuar dhënien e granteve. Sipas qeverisë, projektligji, edhe pse krijon një fond, nuk e kufizon mundësinë e agjencive të tjera publike me kusht që ato të respektojnë kriteret dhe procedurat e dhënies së granteve të parashikuara në këtë projektligj. Agjencia do të ketë një bord dhe një trupë ekzekutive të përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv. Bordi do të përbëhet nga nëntë anëtarë që zgjidhen nga qeveria me mandat 4- vjeçar, pesë prej të cilëve do të jenë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe katër përfaqësues të administratës publike, ndërsa drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi me mandat 5-vjeçar. Projektligji përcakton procedurën dhe kushtet e dhënies së granteve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›