E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria Shqiptare, ende e paemancipuar për t'u integruar në Europë

Nga Pirro PRIFTI   
Megjithëse fjala emancipim nuk është diçka e re për veshët tanë të mësuar deri në mërzi me sloganet e së kaluarës, sot në kuadrin e një shoqërie pluraliste dhe të një demokracie të tipit europiano-perëndimor në të cilën, të drejtat dhe liritë e njeriut marrin një kuptim real, kjo fjalë, e parë me atë seriozitet që kërkojnë standardet e Komitetit Europian, është e vështirë për ta realizuar dhe zbatuar në kuptimin e vërtetë të saj. Pavarësisht nga sloganet politike të të dy spektrave të politikës për arritje të mëdha sidomos në drejtim të demokratizimit të vendit dhe të përfundimit të tranzicionit tashmë në Shqipëri, e parë pa paragjykime partiake, shoqëria shqiptare ka ende shumë për të bërë e realizuar në drejtim të emancipimit të saj. Po të hedhim vështrimin prapa se çfarë kemi kaluar, emancipimi i shoqërisë shqiptare bëri hapa të mëdha në drejtim të arsimimit të popullatës me detyrim (pa vënë re që në disa raste cilësia e saj të linte për të dëshiruar sidomos politizimin e arsimimit), të shoqërizimit të saj nëpërmjet proletarizimit dhe kooperativizmit (duke pasur parasysh që para çlirimit ekzistonte një analfabetizëm, obskurantizëm dhe mizerie ekonomike), por edhe duke formuar një inteligjencë reale tashmë në sasi kryesisht e më pak në cilësi, duke bërë qoftë dhe artificialisht (zhvendosje popullate dhe njerëzish, përfshi dhe martesa, për të realizuar të ashtuquajturat detyrat e partisë) një unifikim si popullatë shqiptare me 97% shqiptarë (?!), emancipimit deri diku (vetëm në qytetet e mëdha dhe gjithashtu vetëm tek shtresa e re e intelektualëve) të gruas shqiptare etj, etj.
Megjithatë, diktatura komuniste politizoi çdo element pozitiv dhe glorifikoi unin enverian apo kultin e individit, i cili në një farë mënyre asgjësoi dhe gjymtoi shumë arritje të fillimeve të pas luftës së dytë botërore. Gjymtimet më të mëdha që erdhën duke u zmadhuar dhe u përkeqësuar ishin të drejtat dhe liritë e individit, e më pas edhe ato të të mirave materiale (të jetesës bazë), duke e çuar shoqërinë shqiptare në fund të viteve 80 në një kolaps ekonomiko-financiar, por dhe social nëpërmjet parullave Pol-pot-iste të barazitizmit midis klasave (kujtoni ekipet punëtore-fshatare të kontrollit, rrogat e ulëta dhe pothuaj të barabarta minimale), mbajtjen nën zap e nën presion të inteligjencës shqiptare, duke e shtypur e duke i hedhur asaj fajin për mossukseset e ekonomisë, por dhe duke marrë si fitore të sajat arritjet qoftë dhe ato më të vogla të inteligjencies, si arritje të Partisë?!
Përveç faktorit shumë negativ të izolimit të Shqipërisë nga bota, një nga gafat e sistemit ish-komunist ishte asgjësimi i fesë me plot kuptimin e fjalës duke vendosur të parin e të fundit shtet ateist në botë, e duke i shkaktuar shoqërisë shqiptare një humbje të vlerave të saj më të rëndësishme-atë të traditës fetare e cila për shekuj kishte kontribuar në  si në mbajtjen dhe të ruajtjes së historisë së vendit të shqiptare, tolerancën fetare, ashtu dhe më të rëndësishmen moslejimin e popullit që të  besonte tek Zoti dhe të drejtën e individit për të besuar në religjionin e tij. Këtë veprim nuk arriti ta bënte as Stalini në Rusi e as Hitleri në Gjermani.Fundi i viteve 80 dhe fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë si një vënd të botës së tretë, në njo kolaps ekonomiko-social të rëndë, e me paradokse nga më të çuditshmet si prania e një shtrese intelektualësh të mirëfilltë, prania e një shtrese spiunësh e sigurimsash, dhe popullit punëtor e fshatar pa prona e të drejta, e për më tepër të gjithë pabuksa që për shkak të izolacionit të plotë disa vjeçar shikonin të huajt (kryesisht të para në fillim nëpër TV e huaja dhe mënyra e jetesës perëndimore e parë në këto TV si një të vërtetë absolute të sukseseve të kapitalizmit) si perëndi, një gabim ndaj të cilit po paguajmë sot  për hyrjen e shpejtë të realiteteve negative e malinje në shoqërinë e virgjër shqiptare si droga, prostitucioni, krimi i organizuar, papunësia dhe emigracioni masiv.
Sistemi post komunist i pas 22 marsit 1993 e deri më sot ka përmirësuar dramatikisht shumë aspekte të ekonomisë, të drejtave të njeriut, hapjen e vendit ndaj botës perëndimore, por prania në politikë e elementëve ish- komunistë të nomeklaturës së kuqe zgjati tranzicionin dhe vonoi shërimin e plagëve të diktaturës duke  e bërë Shqipërinë një han pa porta në të cilën hynë pa problem droga, prostitucioni, dhe për më tepër u larguan nga Shqipëria gjatë viteve (për 18 vite) e rreth 1.5 milion banorë, emigrim që krahas anëve negative pati dhe aspekte pozitive si, sjellja në vend të të ardhurave të bollshme në vakutë, emancipimin e njerëzve nëpërmjet lëvizjes së lirë në botë (megjithë pengesat burokratike).
Përgjithësisht edhe sot pas 19 vitesh shoqëria shqiptare megjithë përparimet e trashëguara nga sistemi komunist si shtresa e inteligjencies  dhe arsimimi i popullatës, mbetet një vend problematik përsa i përket emancipimit të shoqërisë dhe kjo duket në këto aspekte, në trashëgimin e plagës së gjakmarrjes, përqindjen e lartë të dhunës në familje, dëshirën për mos zbatimin e ligjit (shprehje kjo më e dukshme për popullsinë fshatare të zbritur në qytet dhe tek shtresa e politikanëve që kërkojnë të jenë mbi ligjin)
në mos realizimin e standardeve të kërkuara nga KE, dhe dy nga standardet të kërkuara me herët e më me insistim janë: Regjistrimi i popullatës dhe regjistrimi i pronave (nëpërmjet dhënies së të drejtave të pronarëve). Pra kemi akoma një shtet pa inventar popullate dhe inventar pronash në realizimin e zgjedhjeve shumë problematikë duke realizuar në jetë frazën staliniane (shikoni reminishenvat e diktaturës komuniste të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht): "ata votojnë, ne numërojmë" , apo dëshira për të krijuar komisione zgjedhjesh, të cilat nuk janë aspak të paanshme e për më tepër lufta parlamentare e ashpër për të vënë njerëz "të besuar" në to të krijojnë përshtypjen e një mosbesimi të thellë midis kastës politike të të dy krahëve dhe gjithashtu të përshtypjes që populli përsëri do të  votojë dhe përsëri më të fortët grupe politike do ta "burgosin" votën e lirë si përherë, duke barazuar votën e detyruar në kohën e Partisë së Punës me votën e vjedhur të demokracisëpapunësia masive (që ka shkaktuar emigrimin) është një nga faktorët e mosemancipimit të shoqërisë shqiptare për arsye se politikat e ndjekura për 19 vite janë tërësisht pa efekt për shkak të një Ekzekutivi të paaftë të zgjedhur dhe të emëruar me votën e vjedhur.
Keqësimi i kushteve të shërbimit shëndetësor spitalor në veçanti dhe të sistemit joeficient shëndetësor në përgjithësi. Humbja e cilësisë së arsimit të lartë dhe ngelja në vend numëro e arsimit të mesëm e veçanërisht atij 9 vjeçar (që ishte i parakohshëm, në një mjedis të papërgatitur dhe të stisur vetëm për lavdi nga maxhoranca e asaj kohe nëpërmjet ish- ministrit namëkeq socialist). Po të hymë të një nga faktorët më të rëndësishëm, të cilin e kemi përmendur pak është binomi me anë të së cilit një popull tregon vlerat e veta dhe ecën përpara krahas popujve të tjerë të integruar në familjen europiane tashmë: binomi arsimim + kulturë. Në se arsimimi është arritur deri diku nëpërmjet masivizimit kultura ende mungon jo vetëm në popullatën ish proletare (klasa punëtore e dikurshme me shkolla 8 vjeçare dhe të mesme) po është për fat të keq e pranishme dhe shumë e dukshme tek popullata fshatare e ardhur tashmë në qytet (dhe ka bërë mirë që ka zbritur në qytete, sepse tregon deri diku dëshirën për ta larguar këtë mangësi). Kjo mungesë kulture, që mund të tolerohet nëse shteti ligjor do të ishte krejtësisht i vendosur dhe nëse do të funksiononte gjithashtu një sistem përzgjedhjeje i saktë drejtuesish si ekzekutive, të administratës, dhe të deputetëve (pra legjislativit) - është vënë shumë në dukje duke krijuar efekte negative të rënda jo vetëm në drejtimin e administratës, pushtetit lokal, e deri diku dhe atij legjislativ e ekzekutiv, por dhe ka dëmtuar integrimin në KE. Efekti i "ruralizmit" të drejtimit në administratë dhe kudo kryesisht për arsye politike po dëmton deri diku sukseset e maxhorancës së sotme, gjë që ngjan si dy pika uji me efektet n

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›