Braçe: Të hetohet familja që qeveris vendin

Emërimi i dhëndrit të Berishës në krye të projektit të BB, skandaloz
Numri dy i grupit kuvendor në PS, Erion Braçe ka hedhur poshtë duke i quajtur si të pavërteta, të padenja, fajtore të gjitha aludimet e bëra ditët e fundit mbi raportin e projektit të Jalës nga avokatët e familjes Berisha që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Raporti, evidenton qartë atë që dëshmojnë dhjetëra banorë të Jalës, goditjen selektive të Drejtorit të Projektit dhe policisë së menaxhuar nga Vjehrri i tij Kryeministër, mbi 12 prona për të pastruar nga biznese familjare legale prej dhjetëra vitesh, territorin tregtar të Jalës, për të marrë tamam këtë biznes më vonë,- theksoi Braçe. Dëshmitë janë të qarta, është pastruar vetëm ky territor, janë shkatërruar vetëm këto 12 prona e jo ndërtime të tjera të paligjshme aty,- tha Braçe. ?Këto veprime, pohoi Braçe, kanë qenë thellësisht abuzive dhe këtë nuk e pohon vetëm raporti i hetimit, por e pohon paraprakisht Banka Botërore. Braçe deklaroi se hetimi i veprimeve abuzive mbi Projektin, është urdhëruar me datë 1 Nëntor 2007, nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të BB. Pra, jo nga opozita. Paneli i Inspektimit është një institucion i ngritur në BB, në bazë të paragrafit 22 të Rezolutës së 93-6 të IDA dhe funksionon në bazë të paragrafit 53 të Procedurës së Funksionimit të Panelit,- tha Braçe. ?Pra, vijoi ai, paneli është institucioni i BB, i ngritur enkas nga BB për të shqyrtuar raste ankesash për abuzime me projektet e Bankës. Dua të sqaroj njëherë e mirë, se të dhënat publike tashmë, janë pjesë e një hetimi të gjerë, të një prej zyrave të rëndësishme të BB. Ai u shpreh se përpjekjet e avokatëve të familjes Berisha për ta paraqitur këtë panel, si jo të BB, jo serioz, tendencioz dhe politik janë të pavërteta, të mjera dhe mbi të gjitha nuk mbrojnë fajtorët. Gjithashtu, Braçe theksoi se Drejtuesit e Projektit në Shqipëri kanë lidhje të drejtpërdrejt më BB, madje ata paguhen nga borderotë ë parave të BB.?Mbi të gjitha, siç vërehet në raport, hetimi ka qenë direkt mbi veprimet e tyre në ushtrimin të detyrës së tyre në menaxhim të projektit dhe të konkluzionet janë të drejtpërdrejta për ta dhe funksionet që kryejnë. "Ne, që në ditën e parë e kemi cilësuar emërimin e dhëndrit të Sali Berishës në menaxhimin e këtij projekti me portofol dhjetëra milion euro si skandaloz dhe në konflikt të pastër interesi,- u shpreh Braçe. Ai vijoi se ne kemi cilësuar skandaloz, thellimin e gjendjes së konfliktit të interesit, faktet e bëra publike nga një kompani imobiliare, operative në Shqipëri, mbi shërbimet e paguara të bashkëshortes së drejtorit të projektit, në aktivitetin e shitblerjes se toka bregdetare në Jug të kësaj kompanie. Ne e kemi quajtur konflikt interesi për së treti, ngritjen e një tjetër biznesi privat nga drejtori i projektit, me objekt të gjitha objektivat e projektit që ai drejton. Braçe pohoi se për momentin mund të jenë bërë disa gabime në projekt dhe se po merren aktivisht në konsideratë mënyrat e trajtimit të dëmit të mundshëm të atyre që janë prekur.?Banka Botërore evidenton qartë si fajtor për gabimet e kryera Grupin e Menaxherëve dhe stafin,- tha Braçe. Banka Botërore, u shpreh ai, shqetësohet për gabimet e bëra në kuadër të këtij projekti nga Grupi i Menaxherëve të Bankës Botërore dhe stafi ".Gjithashtu, ?Banka Botërore i konsideron këto veprime e gabime si të ndëshkueshme. Braçe tha se, "në përputhje me procedurat e brendshme, Banka është duke shqyrtuar veprimet e stafit të vet dhe nëse do të jetë e nevojshme do të marrë masat e duhura". Këto veprime ndaj pronarëve në Jalë, deklaroi Braçe janë gjykuar si në kundërshtim të hapur me direktivat e BB për zhvendosjet dhe direktivat e BB mbi varfërinë.Pikërisht, për këtë, vijoi ai, BB pohon "se po merren aktivisht ne konsideratë mënyrat e trajtimit të dëmit të mundshëm të atyre që janë prekur. Braçe tha se ajo që mbetet në gjithë këtë histori abuzimi, që anashkalohet banalisht nga avokatët e familjes Berisha, është fakti se hetimi mbi stafin e njësisë së menaxhimit të projektit, si dhe fakti që këta funksionarë, duke përfshirë dhëndrin e Kryeministrit, kanë penguar në format bande hetimin. Të dhënat e fundit mbi keqmenaxhimin e projektit të BB "Për Menaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Bregdetit në Shqipëri", dëshmojnë qartë në një aspekt të funksionimit të këtij sistemi,- u shpreh Braçe.
Olldashi reagoi një ditë më parë kundër BB
Ministri i Transporteve sqaroi se janë rrëzuar si të pasakta disa pjesë të Raportit të kësaj zyre të Bankës, kur i referohet qeverise. Sipas Olldashit , "në themel të gjithë këtij sulmi ndaj Projektit të Jugut qëndron prishja e synimeve të grupeve ndërtimore mafioze pranë Kryetarit të Bashkisë, Edi Ramës, për të uzurpuar toka në Jon, siç bënë me Golemin". Sipas tij, në Planin e Zhvillimit miratuar në 2008 paraqiten në hartë kriteret mjedisore dhe kulturore që nuk lejojnë ndërtimet, ndërsa fuqizon pushtetin vendor të kryejë Planin Lokal për zonat e lira. "Të gjitha dokumentet zyrtare të Bankës deri tani e kanë vlerësuar të suksesshëm këtë projekt", theksoi Olldashi, ndërsa shtoi se, "qeveria Shqiptare e konsideron shumë të suksesshëm, pasi integron për herë të parë planifikimin me investimet publike dhe për herë të parë kemi një plan zhvillimi jo klientelist." Kreu i MPPTT-së u shpreh se menaxhmenti i Bankës ka paraqitur në Bordin e Bankës kundërargumentat ndaj raportit të zyrës së inspektimit. "Qeveria ka paraqitur gjithashtu argumentim me 10 faqe pse raporti i kësaj zyre është i pasaktë", vijoi Olldashi, duke shtuar se "edhe një raport ekspertize i pavarur rrëzon pretendimet e raportit të Inspection Panel."
Email This Klikime: 52