Shoqëria amerikane GISDATA paraqiti sot në Tiranë alternativat mbi programet e automatizuara elektronike

Shoqëria amerikane GISDATA, (Sistemi i Informacionit Gjeografik), prezantoi në ambjetet e Hotel Tirana Internacional, programet e automatizuara elektronike të cilat mundësojnë rritjen e informacionit të detajuar mbi resurset dhe zhvillimet administrative të një vendi. Një nga përfaqësuesit e kësaj kompanie, Genc Likskendaj, tha se aplikimi i programit GISDATA është një lehtësi që i mundëson institucioneve publike, bankave, kompanive telefonike, kompanive të sigurimeve, etj, të marrin informacion të saktë gjeofrafik dhe të automatizuar për vendndodhjen e objekteve, infrastrukturën, të dhëna demografike dhe administrave mbi territorin që kërkojnë informacion. Programi i ri GISDATA, bën të mundur rritjen e shpejtësisë, cilësinë e vendimmarrjes dhe saktësinë e proçeseve të punes, pa rritur kostot, si dhe bën të mundur njëkohësisht, identifikim më të shpejtë të rrisqeve. Përmes programit GIS, punonjësit do të aftësohen për të skanuar, mbledhur, integruar, menaxhuar dhe dorëzuar çdo lloj dokumenti në formë elektronike në institucion, ç'ka i jep çdo informacioni, më shumë vlerë. Sipas përfaqësuesit të GISDATA, automatizimi i proçeseve të punës rrit aftësinë për të shpërndarë dhe proçesuar dokumentacionin në mënyrë të kontrolluar, të saktë dhe duke u bazuar në rregullat dhe protokollet e institucionit, qoftë ky qeveritar apo privat. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, përfaqësues nga institucione të ndryshme shtetërore si banka, dikastere por dhe nga kompani private. GISDATA, aktualisht ka hyrë në tregun shqiptar dhe po punon me Institutin e Tokave, ALUIZNIN, Zyrën e Adresave dhe synon të rrisë bashkëpunimin dhe me instiucione të tjera qendrore dhe private.
...