E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja “Hoxha” të tjerë dëshmitarë në seancën e sotme

6 dëshmitarë, nga të cilët,  5 ish- punonjës të strukturave të rendit dëshmuan në procesin për rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptaro -maqedonasit Remzi Hoxha,  në vitin 1995 në Tiranë. Ish- Shefi i Komisariatit Nr.3 të Policisë në Tiranë,  Jani Naci,  duke folur për punën hetimore të bërë asaj kohe, tha se,  sapo ishte njohur me denoncimin për rrëmbimin e  Remzi Hoxhës,  kishte nisur procedurat përkatëse hetimore".   Sipas tij, gjatë hetimit të ngjarjes,  drejtues të policisë rrugore  kishin konfirmuar se,  targa e makinës me të cilën ishte rrëmbyer  Hoxha nuk ishte në qarkullim". Më pas dëshmoi Xhevdet Bashellari, një i njohur i Ziso Kristopullit që së bashku me Remzi Hoxhën pretendohet se janë  rrëmbyer  nga ish -punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH). Sipas dëshmitarit Bashellari, Ziso Kristopulli i kishte rrëfyer se pas rrëmbimit në Ksamil, Sarandë  e kishin sjellë në Tiranë, dhe në makinën ku ndodhej ai,  ishte edhe zyrtari i SHIK-ut, Avni Koldashi, një nga katër të pandehurit e këtij procesi   Të tjerë dëshmitarë të akuzës ishin edhe 4 ish- inspektorë të SHIK- ut, ndër të cilët,  Ismet Saliu që,  dëshmoi me dyer të mbyllura. Për rrëmbimin dhe  zhdukjen e Remzi Hoxhës,  afro 14 vjet më parë në Tiranë,  prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon katër ish-punonjës të SHIK-ut,  konkretisht Arben Sefgjini,  Ilir Kumbaro,  Budjon Mece dhe Avni Koldashi. Ndaj tyre rëndon akuza edhe për rrëmbimin e  shtetasve Ziso Kristopulli  dhe Avdyl Loshaj.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›