E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, dy vëllezër tentojnë të vrasin vëllain tjetër, por vrasin mbesën 8-vjeçare

Share

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Kurbin, teksa pas sherrit mes tre vëllezërve, ka humbur jetën vajza 8-vjeçare e njërit prej tyre. Përveç vajzës, në këtë ngjarje të rëndë ka mbetur i plagosur edhe babai i saj, që është konfliktuar me dy vëllezërit, të cilët kanë tentuar ta vrasin.

Sipas policisë, dy vëllezërit Aleksandër dhe Llesh Cara kanë qëlluar në drejtim të vëllait tjetër të tyre, Marka Cara dhe vajza dyshohet se është qëlluar padashje. Ende nuk dihen akoma arsyet e konfliktit të tyre, që përfundoi tragjikisht, por dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt pronësie mes vëllezërve Cara, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›