Shoqëria civile dënon dhunën e punonjëseve të Bashkisë
TIRANË- Një rrjet organizatash joqeveritare kanë reaguar me anë të një letre drejtuar institucioneve në vend pas ngjarjes së pak ditëve më parë në Bashkinë e Tiranës, ku u dhunuan dy punonjëse të këtij institucioni në mjediset e zyrave të tatim-taksave.
Në letër thuhej se dënohet ashpër dhuna fizike dhe psikologjike ndaj Anila Çobanit dhe Etleva Duros, dy gra dhe dy punonjëse të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, të cilat u rrahën në zyrat ku punojnë, nga drejtori i policisë bashkiake, z. Florenc Hoxha.
Dhuna e ushtruar ndaj tyre nga një person në detyrë cilësohet nga shoqatat joqeveritare si ‘një skandal që shkakton indinjatë, revoltë dhe dhimbje në të njëjtën kohë. Kjo sjellje barbare është krejtësisht e papranueshme në nivel njerëzor dhe etik, si dhe përbën shkelje flagrante të ligjeve në fuqi”,- thuhet në reagimin e shoqatës.
Rrjeti i organizatave joqeveritare kërkojnë sensibilizimin e opinionit publik, por dhe reagimin e institucioneve përgjegjëse.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)