“Here is New York”, në Tiranë. Arvizu: Si e kujtojmë 10 vjet më vonë!
TIRANË-'10 vjet më parë, 3 mijë njerëz nga shumë vende të botës humbën jetën nga sulmet terroriste tek Kullat Binjake. Kjo është një ekspozitë ku më shumë se fjalët flasin fotografitë e shkrepura nga 793 kontribues, amatorë e profesionistë atë ditë Shtatori në Nju Jork'. Kështu u shpreh sot ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu gjatë hapjes së ekspozitës “Here is New York”, në Muzeun Kombëtar.
Arvizu theksoi se në këtë ditë, njerëzit nga çdo cep të botës qëndruan në solidaritet me SHBA. Ai falenderoi në mënyrë të vecantë dhe Shqipërinë për mesazhet kuptimplota që përcollën në përkujtim të tragjedisë së madhe.
“Dhjetë vite më parë dje, rreth tre mijë persona humbën jetën e tyre. Njerëzit nga çdo cep të botës qëndruan në solidaritet me ne, përmes qirinjve dhe luleve të vendosura në ambasadat tonë në mbarë botën. 10 vjet më vonë, miqtë tanë në Shqipëri dhe ata në Botë, qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre dhe për këtë ju jemi mirënjohës”, u shpreh Arvizu.
Ambasadori theksoi se në ditë të tilla nuk mjafton vetëm të kujtosh, por të mbledhësh forcat dhe të mbrohesh, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
“Ne nuk do ti harrojmë ata që humbën jetën, por duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht ti përkujtojmë. Të shtojmë forcat e të luftojmë terrozimin”, tha ambasadori duke falenderuar personat e shumtë që me mesazhe të thjeshta shprehën solidaritetin për viktimat.
Duke u ndaluar konkretisht tek ky koleksion fotografish, ambsadori amerikan theksoi se ky koleksion përmban foto që janë marrë në 11 shtator dhe fotografitë janë mbledhur nga 709 kontribues.
“Kujdes shumë foto janë të dhimbshme. Shumë prej tyre realiste të gjalla dhe shumë prej tyre janë shumë vështirë për t’u parë.. Të japin ndikimin e menjëheshëm dhe të tregojnë që ky ishte 11 Shtatori, ky këtu ishte Nju Jorku atë ditë”.
Topi
Në këtë ceremoni, ka qenë i pranishëm edhe presidenti i vendit, Bamir Topi, i cili theksoi se dora e Al Kaedës shkaktoi humbje të mëdha jetësh. “Sulmi tek Kullat Binjake, apo tek avionët që u rrëzuan në Pensilvani shkaktuan mjaft lotë dhe ndryshoi rrjedhën”, u shpreh ndër të tjera presidenti i vendit.
Kreu i shtetit shqiptar garantoi ambasadorin se Shqipëria do të mbetet partner i SHBA-ve.
“Të jeni i sigurt z ambasador, qoftë si aleat në NATO e partner strategji, ne do jemi së bashku për të vendosur paqen kudo në botë”.
Të pranishëm në ceremoni ishin dhe kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe ish-Presidentët, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu.